‘Fëmijët kanë 24 orë pa bukë’, Basha thirrje Ramës: Ço ndihma në Fushë Krujë

423
Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Fushë Krujë ku ka vizituar familjet e përmbytura. Ai i ka bërë apel Ramës dhe qeverisë që të çojnë ndihma në Fushë Krujë.
Banorët në Hasan dhe 2 lagje të përmbytura në qytet pa bukë, thuhet në një njoftim të PD-së.
Banorët ankohen tek kreu i PD-së Lulzim Basha se askush nuk u ka dhënë asnjë kilogram miell. ‘Fëmijët janë pa ngrënë prej 24 orësh’, kanë thënë ata.
‘Askush nuk ka ardhur të na shohë. Rama ishte 5 minuta mbrëmë në autostradë’, kanë treguar banorët e përmbytur të Fushë Krujës.
Sigal