Feim Ruka*/ Ndarja teritoriale, të respektohet tradita e ndarjes në rrethe

662
Sigal

Varianti i fundit i ndarjes administrative dhe territoriale në Shqipëri, ka hapur shumë diskutime e debate mes qytetarëve të shumtë edhe në rrethin e Beratit. Askush nuk është kundër reformës administrativo- territoriale, ndaj debati është përqëndruar në mënyrën se si kjo ndarje po kërkohet të realizohet. Numri aktual prej 372 njësi vendore, nuk është gjë tjetër veçse “grabitje” e xhepave të qytetarëve, ndaj reduktimi i tyre në afër 10 herë më pak, jo vetëm që do të kursente sipas llogarive të Ministrisë së Pushtetit Vendor, në nivel makro rreth 35-60 milionë USD në vit, por do të frenonte edhe dëmin e  pallogaritshëm, në këto 20 e kusur vjet, sidomos në katrahurën urbane me degradimin ambiental e korrupsionin gjithashtu. Kjo reformë është bërë e domosdoshme për të adresuar problemet e mëdha të krijuara nga fragmentarizimi i tepruar i territorit të vendit, për ta thelluar procesin e decentralizimit në Shqipëri, duke përfshirë decentralizimin fiskal, si dhe për marrjen e përgjegjësive të planifikimit dhe administrimit të territorit prej qeverisjes vendore. Nëse i referohemi historikut të ndarjes territoriale në Shqipëri duke filluar nga viti 1912, rezulton se është krijuar një traditë e mirë e cila më shumë ka konsistuar në ndarjen e territorit në shkalllë rrethi. Në kushtet e reja, por duke i’ u referuar edhe traditës, ndarja më e mirë do ishte qeverisja vendore e organizuar në dy nivele: niveli i parë që konsideron bashkitë, fokusohet kryesisht në shërbimet ndaj banorëve dhe niveli i dytë që konsideron njësitë e qeverisjes vendore, të cilat fokusohen kryesisht në shërbimet më të domosdoshme për qytetarët dhe zhvillimin e kontrollin e territorit.

  Ndarja Territoriale e Shqipërisë 1912-2000 

( Organizimi i pushtetit dhe shqetësimet në ditët e sotme )

1912- 1924 Vendi ndahej ne 8 Prefektura, Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Vlora. Kishte N/prefektura dhe krahinat që drejtoheshin nga krahinori
1925-1945
1927 ishin 10 Prefektura,39 N/prefektura, 69 krahina, dhe 2351 fshatra.
1928 u shtuan komunat
1934 ishin 10 Prefektura, 30 N/prefektura, 160 komuna dhe 2351 fshatra.
1940 ishin10 Prefektura,30 N/prefektura,23 bashki, 136 komuna dhe 2351 fshatra
1945-1992
1945 ishin 10 prefektura,61 N/prefektura, u suprimuan komunat dhe bashkitë
1946 ishin 10 prefektura, 39 N/prefektura, dhe filluan pjesërisht lokalitetet në vend të komunave.
1947 pushteti ushtrohej nga 10 prefektura, rrethi, lokaliteti dhe këshilli fshatit apo lagjes së qytetit
1953 Prefektura u zvendesua me qarkun, ishin 10 qarqe, 26 rrethe dhe lokalitetet.
1958 u suprimua qarku, u krijuan 26 rrethe, ishin 39 qytete, 203 lokalitete dhe 2655 fshatra.
1967 u suprimuan lokalitetet dhe u zëvendësuan me këshillat e bashkuar
1968 ishin 26 rrethe, 65 qytete, 178 lagje qytetesh, 437 keshilla të bashkuar dhe 2641 fshatra të veçantë.
1990 ishin 26 rrethe, 67 qytete, 306 lagje qytetesh, tre rajone Tirana, 539 këshilla të bashkuar apo fshatra të bashkuar me një këshill dhe 2848 fshatra të veçantë
1992 ishin 12 prefektura, 36 rrethe, 313 komuna, 44 bashki.
Në vitin 2000 u suprimuan rrethet, u rikrijuan qarqet.

Aktualishte kemi 12 prefektura, 12 qarqe, 65 bashki, 309 komuna.

Në kohën e Mbretit Zog, N/prefektura mori dhe emërtimin rreth

Duke vështruar pasqyrën e mësipërme konstatohet se; organizimi i pushtetit më njësi teritoriale rreth dhe prefekturë, i ka qëndruar kohës më shumë, në të gjitha sistemet. Eksperimenti me qarkun në periudhën e përpara viteve 1990 dhe pas viteve 2000,  kanë qenë jo efektivë dhe pa rezultat. I paraqitëm të dhënat e mësipërme për të njohur lexuesin, se rrethet nuk janë shpikje komuniste, por kanë ekzistuar të pakten që nga viti 1912 dhe i kanë rezistuar kohës më shumë se çdo ndarje tjetër teritoriale. Politikanët e sotëm të të gjitha ngjyrave e perdorin rrethin, si pretekst për të goditur njeri-tjetrin politikisht. Pas viteve 2000, ndarjet teritoriale dhe organizimi i pushtetit më tepër kanë qënë kalkulime politike sesa një organizim fuksional. Ndërmarrja për një riorganizim të ri ishte domosdoshmeri, pasi organizimi aktual nuk i shërbente qytetarit, por vetëm burokracisë dhe politikës së ditës për një grusht vota. Studimi që bëri Ministria e Pushtetit Vendor për ta ndarë territorin në 39 rrethe, ishte studimi më i përshtatshëm, pasi kjo ndarje i ka rezistuar kohës që nga 1912 e deri ne vitin 2000.

Prefektura dhe rrethi ndarja më e mirë

 Lidhur me periferitë e qendrave të rrethit (fshatrat) në periudha të ndryshme kanë pasur emertime të ndryshme. Nga viti 1912 deri në vitin 1924, kanë funksionuar si krahina që drejtoheshin nga krahinori. Nga viti 1928 deri në vitin 1940, kanë qënë të emërtuara komuna ku zgjidhej kryatari komunës dhe këshilli komunës. Nga viti 1946 deri në vitin 1966, kanë pasur emërtimin lokalitet. Nga viti 1967 deri ne 26 korrik 1992, ka qënë emertimi këshilli bashkuar të ngritura në bazë të ish-Kooperativave Bujqësore dhe ish-Ndërmarjeve Bujqësore, që ishte bashkimi i disa fshatrave, ku për bazë merrej organizimi ekonomik. Nga Korriku i viti 1992 dhe deri me sot, u rikthyem tek emërtimi Komunë.

 Bashkitë me qendër rrethi dhe njësi administrative, varianti më i përshtatshëm

 Lëvizjet demografike, përqëndrimi i popullatës në zona urbane kanë sjellë nevojen e këtij studimi dhe diskutimi. Fshatra të boshatisur, komuna me organika të fryrë të administratës dhe të pajustifikueshme kërkojnë ndryshime. Nisur nga faktet e mësipërme, numri i banorëve të mbetur dhe problematikat, sot, lipset që komunat të khehen në Njësi Administrative, me një administratë që ti shërbehet banorëve dhe jo një administratë e fryrë ashtu si deri më sot. Prandaj bashkitë me qendër rrethi, me njësi administrative është varianti më i përshtatshëm. Kjo mënyrë ndarjeje, pra me rrethe, nuk janë shpikje komuniste, por kanë qenë edhe më parë që nga 1912, në kohën e Zogut e deri në vitin 2000. “Erdhën delegatët e rrethit të Skraparit, të Durrësit etj”, thoshte Ismail Qemali, në nëntorin e vitit 1912. Po kështu dhe në kohen e zogut, thuhej N/prefektura e Lushnjes, e Skraparit etj., pavarsisht emërtimit, nën/prefekturë apo rreth, komunë, lokalitet, krahinë apo njësi administrative, mjafton që ka një të pushtetit që i shërbehet popullit. Në të gjitha kohët kufinjtë e rretheve janë ruajtur në përgjithësi, pavarsisht nga ndonjë ndryshim i vogël për shkak të lëvizjeve demogafike. Duke i zëvendësuar komunat e sotme dhe bashkitë e vogla me njësi administrative me qëndër rrethin, do të shmangej ndarja e politikës dhe e klaneve të ndryshme. Në këtë mënyrë do të zbatohej një standard për të gjithë.

 

Ndarja që po na serviret mënyra më e shëmtuar dhe e paparanueshme

Duke folur konkretisht për rrethin e Beratit, konstatojmë se ndarja që është paraqitur në variatin e ditëve të fundit është e papranueshme. Kjo ndarje është mënyra më e shëmtuar dhe e paparanueshme. Që Vodica e  Fush Peshtani të kalojne me Poliçanin kur janë shumë afër Bashkisë Berat dhe historikisht kanë qenë me Beratin,  (edhe sot kërkojnë të njejtën gjë, por nuk po i dëgjon kush se në mes u fut politika), i ka zemëruar shumë banorët e këtyre fshatrave. Vodica që kufizon me Uznovën, që është njesia nr.4 e bashkisë Berat, me largësi 1.5 km, larg me variantin e fundit i bashkohet Poliçanit me largësi 25 km, larg. Po kështu edhe me Tërpanin që historikisht ka qenë me Beratin, tani ja bashkangjisin Poliçanit. Banorëve të Plashnikut të komunës Tërpan, do t’ u duhet të bëjnë 20 km rrugë të zbresin në qytetin e Beratit, pastaj do të përshkojnë edhe 25 km të tjera për të arritur në qytetin e Poliçanit ku i kanë degëdisur. Është e paparanueshme që fshati Zhitom, që kufizon me Bilçën dhe Drobonikun, me largësi rreth 3 km, larg nga qyteti i Beratit, me ndarjen e ofruar të kalojnë me Poliçanin në largësi rreth 30km larg nga fshatrat  tyre. Shekuj më parë kjo ndarje administrative nuk ka ndodhur, u deshën mendjet e “ndritura” të vitit 2014, të bënin këtë të ashtuquajtur studim. Kjo ndodh, sepse fatkeqësisht, Berati në vitin 2014, nuk ka përfaqësues të denjë në Parlamentin Shqiptar, që të ngrejnë zërin në mbrotje të interesave të qytararëve që i kanë votuar. Ata i mësojnë më shumë origjinës se sa interesave të qytetarve. Deputeti i djathtë Astrit Veliaj që është beratas, në këtë rast duhet të “xhvishet” nga politika, të pranoj bërjen e reformës administrative dhe të mbroj interesat e qytetarëve të rrethit të Beratit nga copëtimi i teritorreve për qëllime klanore. Kalemxhinjtë si Bashkim Fino, përfaqësuas i PS, në komisionin parlamentar për reformën teritoriale e administarative, nuk e njohin relitetin në terrenin, por kalkulojnë vetem numra që kënaqin klane dhe interesa të caktuara. Po dëgjohen ata që kanë konflikt interesi. Ideatorët e kësaj ndarjeje të na jepin dhe argumentojnë të mirat dhe lehtësirat që sjell për qytetarët ky variant i krahsuare me variantin e bashkimit me bashkinë Berat. Ministri Çuçi të respektoj variantin, që nuk cënon dhe copëton territoret e rretheve. Territoret e rretheve kanë marre statusin e kufijve natyralë, të cilët trashëgohen nga brezat e mëparshëm. Politika duhet të mendohet mirë kur të vendos denatyrizimin e këtyre kufijëve për qellime të politikës së ditës, në interes të një grupimi të vogël duke cënuar interesat e shumicës.

 * Këshilltar i PS, në Këshillin Bashkiak të qytetit të Beratit