FBI nis hetimin për kryeministrin Rama

496

Peter Lumaj, Strategu i Republikanëve: Rama do të hetohet nga departamenti i Drejtësisë së SHBA!

Peter Lumaj, strateg elektoral i Partisë Republikane të Presidentit Trump deklaron, se kryeministri shqiptar ishte prapa një dhurimi të paligjshëm prej 80 mijë USD për fushatën Obama. Detajet e reja të skemës së paligjshme dhe kush është Fatos Mucha që mund të dërgojë Ramën  para drejtësisë amerikane. Edhe opozita i kërkon prokurorisë shqiptare të nisin hetimet

Ai përmes një postimi ka reaguar për dënimin e një amerikani me 4 muaj burg, se bëri një pagesë, për një foto të Edi Ramës me Presidentin Obama, gjatë një takime për mbledhje fondesh, Peter Lumaj shkruan: “Kështu i bëjnë gjërat socialistët: Kryeministri shqiptar ishte prapa një dhurimi të paligjshëm të huaj prej 80,000 dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barack Obama për vitin 2012. A do të hetojë DOJ (Departamenti i Drejtësisë)? Burimet e mia thonë, Oh Po!” Pra, FBI që është në varësi të Departamentit të Drejtësisë ka nisur një hetim për Kryeministrin Rama.