FBI do të trajnojë anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

437
Sigal

 

 Ligji për ngritjen e
strukturave të posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të
zyrtarëve të lartë, SPAK, i miratuar të enjten me konsensus nga parlamenti
shqiptar, mes të tjerash parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit
(BKH), qe do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane. Sipas “Zërit të
Amerikës”, një agjent i FBI-së amerikane do të dërgohet në Tiranë për të
mbikqyrur aktivitetin e anëtarëve të BKH-së. I konsideruar si një institucion
jetik në luftën kundër korrupsionit, BKH-ja në përbërjen e saj do të ketë
persona që do të trajnohen pranë akademisë së FBI-së dhe që do të kenë në
dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen
t’i nënshtrohen edhe testit të së vërtetës.