Fatura e Reformës në Drejtësisë, 1.8 miliard lekë shtesë

501
Sigal

Gazeta Telegraf/


Reforma në drejtësi nuk është vetëm çështje politike dhe ligjore. Ajo ka
edhe një faturë financiare me të cilën shoqërohet. Pikërisht këtë faturë
miratoi Qeveria në mbledhjen e saj këtë të mërkurë. Vendimi i Qeverisë do të
kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament dhe do të miratohet me 6 tetor
së bashku me 6 ligjet e tjera të reformës në drejtësi. Ministri i Financave,
Arben Ahmetaj tha se do të ketë një kosto shtese për sistemin e  drejtësisë prej 1,8 miliardë lekësh, rreth 13
milion euro, që do të nisë që këtë vit dhe shpjegoi se ku do të shkojnë paratë.
“Paketa ka të bëjë me rritjen e pagave, me rritjen e numrit të punonjësve dhe
mbi të gjitha me koston e ngritjes së institucioneve të reja që janë referuar
në gjithë paketën kushtetuese të reformës në drejtësi”, deklaroi Ahmetaj. Ahmetaj
deklaroi se vitet në vijim reforma do të reflektojë në ekonominë shqiptare me
shtimin e investimeve të huaja duke rritur besimin e sipërmarrësve, po ashtu do
të ndikojë edhe në rritjen e besimit të qytetarëve.