Fatos Lulo ankohet për largimin

549
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi atë nga detyra. Ankesa është bërë pranë Kolegjit të Apelit, ku kërkohet prishja e vendimit të datës 23 mars 2018, për të cilën mbrojtësit ligjor të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova. Ankesa është bërë formalisht, ndërsa nuk është zbardhur ende vendimi i arsyetuar për shkarkimin e gjyqtarit. Apelimi u paralajmëruar nga avokati mbrojtës i Lulos që më 23 mars. Lulo u shkarkua nga detyra, pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij e tij përfshirë një shumë prej 460 mijë dollarësh. Nxjerrja nga sistemi e Fatos Lulos e la Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë, duke e futur këtë institucion zyrtarisht në ngërç vendimmarrje.
Sigal