Fatos Lubonja zbulon pseudonimin e Ismail Kadaresë

837
Publicisti Fatos Lubonja zbulon pseudonimin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare
Mes familjes Kadare dhe asaj të Todi Lubonjës ka qenë një miqësi e madhe në vitet ’90-’91. Më pas gjithçka është kthyer në “luftë”. Lubonja rrëfen jetën mes burgut dhe lirisë
Në një intervistë të gjatë dhënë në emisionin “Të paekspozuarit” , publicisti i njohur Fatos Lubonja i është përgjigjur akuzave të shkrimtarit të njohur ismail Kadare. Për herë të parë, Lubonjames gjithë historive të shkëputura nga realiteti i jetuar në bugje, ka nxjerrë edhe një fakt, për shkrimtarin Ismail Kadare. Ai zbulon pseudonimin që Kadare ka përdorur në disa botime të tij. Lubonja tregon se si dhe ku i kanë zanafillat akuzat e Ismail Kadaresë. “Këtu problem i madh përtej meje është që tani ne kemi një shkrimtar që merret me të burgosurit politikë, ndërkohë që ky e ka dosjen të hapur për mendimin tim në gjithë veprën e tij. Është më e rëndësishme të studiohet Gent Arbana, që është pseudonimi i Kadaresë. Nuk shkon një shqiptar t’i thotë je ti Gent Arbana”, deklaroi Lubonja në emision.

‘Ka pasur urrejtje ndaj të atit’, si i përgjigjet Fatos Lubonja deklaratave të Ismail Kadaresë. 
Në intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur”, shkrimtari Ismail Kadare tha se Fatos Lubonja me dëshminë e tij në gjyq, “ka treguar se e urren të atin”. “Ky ka pasur vërtet atë që njihet si urrejtje ndaj të atit, siç është e ndërtuar edhe teoria e Frojdit. Unë nuk besoj fort në këtë teori, por kjo përkrahet kudo në botë sot”, u shpreh shkrimtari Kadare. Në përgjigje të kësaj deklarate, analisti Fatos Lubonja e cilësoi atë “shpifje”.“Ky e lidh me gjyqin këtë deklaratë. Unë mendoj se nuk urrej njerëzit, por veset e tyre, të keqen si ves. Por kjo pak rëndësi ka. Në rastin konkret, mua më duhet ta konsideroj këtë një shpifje, një interpretim malinj, të dokumenteve që ka nxjerrë ky me disa të tjerë, të manipuluara”, u shpreh Fatos Lubonja. Sakaq, Lubonja ka treguar edhe disa letra që ka shkëmbyer me babanë e tij. Ai thotë se në një nga letrat që ia ka dërguar të atit, i ka thënë se “Darja” është sëmurë. “Darja i thonim Enverit”, thotë Fatos Lubonja. Ai thotë se pikërisht për këtë janë pyetur të dy, edhe Fatosi edhe babai i tij Todi. “Por duke mos pasur mundësi komunikimi, që të binim dakord të thoshim të njëjtën gjë, ne thamë gjëra të ndryshme. Babai tha se fjala “Darja”, ishte në kuptimin është sëmurë daja, por unë nuk dija gjë, dhe e pranova që ishte Enveri. Ndaj ai thotë se kam kundërshtuar babain. Por unë më vonë e ndryshova, sajova një histori tjetër, me idenë që jemi keqkuptuar”, tregoi Lubonja. Duke iu përgjigjur sërish deklaratave të Kadaresë, analisti Lubonja tha se: “Kjo është një shpifje e ulët që hyn në marrëdhëniet familjare në mënyrën më skandaloze. Të gjithë ata që e kanë kurdisur këtë bashkë me të, e bëjnë për të demonizuar dhe delegjitimuar kundërshtarët e tyre”. Analisti Fatos Lubonja rrëfeu mbrëmjen e djeshme thelbin e konfliktit të lindur mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas Lubonjës, arsyet pse dhe kur fillon kjo polemikë lidhet me 3 kritikat që ka ai për shkrimtarin, për veprën, modelin e intelektualit dhe transformimin e historisë që analisti tha se ka bërë Kadare. Ideja është që në kulturën tonë është goditje nën brez për qëllime të së sotmes. Cilat janë gjërat që e kanë kthyer Kadarenë në armik të veprojë, se ka bërë shumë gjëra, kjo është gjëja më banale dhe e ulë,t por ka bërë shumë gjëra në shkrime duke nxitur dhe të tjerë në shkrime kundër meje, do t’i them me emra. E kam kritikuar Kadarenë për tre gjëra kryesore dhe besoj se këtu është thelbi. Pse e kritikoj unë duhet shtjelluar për t’i dhënë një kontribut publikut. 
E para veprën e tij mbi të gjitha si një vepër që në pjesën më të madhe të saj ka qenë ilustrim letrar. 
E dyta kur filloi të bëjë pastrimin e biografisë transformimin e historisë së tij, ndërkohë që prisnim të ishte shkrimtari që pastronte gënjeshtrat, pra transformimin e historisë. 
E treta e kam kritikuar për modelin e intelektualit që përfaqëson, mbështetet te pushteti për privilegjet e tij, i përdor pushtetet dhe është i lidhur në një farë mënyre dhe e kam konsideruar si oborrtar të dy regjimeve, të Enver Hoxhës dhe atij të sotmit që po jetojmë. 
Kur çifti Kadare fliste me superlativa për Fatos Lubonjën
I burgosuri politik për 17 vite me radhë, Fatos Lubonja u është përgjigjur akuzave të familjes Kadare, nëpërmjet dy letrave që Ismail dhe Helena Kadare u kanë dërguar familjes Lubonja ku shprehin konsideratën e tyre të lartë për shkrimet e Fatosit. “Letrat e Kadaresë janë në vitin 91 -92. Kadarenë e kam takuar disa herë, një herë në Vjenë, isha bashkë me mamanë dhe babain, pastaj takoheshim, jam takuar dhe herë të tjera por jo shpesh. Unë për këto letra i kam mësuar tani, dhe më tha mamaja, e cila u detyrua të reagojë. Unë jam akuzuar si shkrimtar, jo si djali i Todi Lubonjës, ai ka gënjyer dhe dokumentet e tregojnë që ka shpifur”, u shpreh Lubonja në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Sigal