Fatos Lubonja: Lu e Vlahutin nuk kanë respekt për shqiptarët

383
“Janë shqiptarët ata që duhet ta kërkojnë drejtësinë në këtë vend, të cilët duhet sillen si në Rumani ku 500 mijë njerëz dalin e qëndrojnë në shesh 
Analisti Fatos Lubonja, ka reaguar përsëri publikisht në media, për të shprehur konstatimet dhe qëndrimet e tij, lidhur me ardhjen në Tiranë të grupit të monitoruesve ndërkombëtar, të cilët kanë deklaruar se misioni i tyre në Shqipëri është kalimi në “skaner”, i nisjes së zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit, prej efektit të të cilit, u është hequr mandati dy deputetëve një kryetari bashkie e 6 këshilltarëve bashkiakë, si dhe kanë dhënë dorëheqje disa gjyqtarë e prokurorë, në disa nga shkallët e drejtësisë, por edhe shumë prej tyre nuk kanë “guxuar” për të konkurruara për strukturat e “Vetingu”-ut. Mënyrën dhe praktikën e nisjes dhe zbatimit të “Veting”-ut, analisti Fatos Lubonja e cilëson si të marrë peng prej kupolës së “Rilindjes” dhe personalisht nga kryeministri edi Rama, të cilit sipas Lubonjës, nuk i intereson të kryhet i plotë e për cilindo që duhet “goditur” nga ky ligj e proces [pastrimi të politikës dhe shtetit në çdo nivel të tij. Ardhja në Tiranë e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, organizmi që do mbikëqyrë zbatimin e ligjit të “Vetting”-ut, pjesë e reformës në drejtësi, për analistin Fatos Lubonja rezulton se “nuk është se do bëhet ndonjë mrekulli. Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, shoqërore, sociale e ato drejtësisë në raport me faktorin ndërkombëtar dhe me qeverinë shqiptare, analisti Lubonja deklaroi konstatimin e tij, se “Problemi më i madh në Shqipëri është qeveria që mendon se ligji është për të tjerët e jo për ta. Kur dëgjoj këto fjalët për shpresë nga “Vetting”-u më kujton komunizmin, për të cilin flitej si një e ardhme e ndritur, ndërkohë që realiteti ishte mjerim total. Ne kemi përditë raste skandaloze që tregojnë mungesën e sensit të drejtësisë të kësaj qeverisjeje. Qeveria kujton se me ligjin kanë të bëjnë vetëm të tjerët. Një kritikë bën një zv. Ministër pse shkojnë paratë e qeverisë vetëm tek Bolino dhe e hedhin në rrugë. Kryeministri Edi Rama, vazhdon e merret më shumë me ekspozitat e pikturave të tij, duke i hapur e promovuar nga një shtet në tjetrin. Prandaj them se kanë humbur çdo sens realiteti çdo sens drejtësie. Prandaj në këto kushte të flasësh, se do bëjnë mrekulli me “Vetting”-un është si t’i thuash të mbyturve kapu pas fijes së kashtës” Duke u ndalur tek OMN, Lubonja tha, se janë shqiptarët ata që duhet ta kërkojnë drejtësinë si në Rumani ku 500 mijë njerëz dalin në shesh. Më tej, analisti Lubonja, evidentoi këtë fakt: “Vura re, se delegacioni e vuri theksin tek fakti që “Vetting”-un do e bëjnë shqiptarët dhe ata do jenë vëzhgues, tregon një lloj respekti nga ana e tyre, që nuk e kam parë tek Lu e Vlahutin. Por, të kthejmë sytë nga Rumania, na është folur si shembulli që ndjek Shqipëria, shikoni ç’do të thotë reformë kur dalin 500 mijë njerëz në shesh, nuk mjafton një reformë në letër, nuk është çështje “Vetting”-u por i një kulture të popullit, reagimi i tij ndaj padrejtësisë që për fat të keq në Shqipëri mungon”.
Sigal