Fatos Lubonja: Lleshi, ministër kukull. Ndenji 5 vite nën hundën e Ramës

496
Sigal

Për çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm ka folur së fundmi analisti Fatos Lubonja. Lubonja është shfaqur skeptik, nëse zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi do të luftojë krimin në vend. Analisti Lubonja theksoi, se Sandër Lleshi është nën urdhrat e kryeministrit Rama. “Është ajo loja e shahut që thotë Rama, mbetet shumë e paqartë, megjithatë problemi kryesor mbetet vetë kryeministri dhe jo ministri. Ky ministër apo një tjetër mund të ndryshojë gjë në atë që ne kemi çështjen kryesore kapjen e shtetit nga krimi, mungesën e një policie të fortë. Më duket luftë politike. Por nuk duhet ta spostojmë vëmendjen te a zgjidhet apo jo Lleshi. Se dhe PD kishte një ministër para zgjedhjeve, po s’bëri dot asgjë për të penguar vjedhjen e votës”, tha Lubonja. Për heqjen e gradës si ushtarak të Sandër Lleshit ai u shpreh se kryeministri nuk ka të drejtë në këtë kërkesë. “Jo nuk mendoj se kryeministri ka të drejtë në këtë kërkesë. Nëse duam një shtet që respekton ligjet, atëherë një gjeneral nuk mund të bëhet ministër. S’ka pse ndërrohen rregullat sa herë vjen një në pushtet. Është i rëndësishëm respektimi i ligjit. Ndoshta ky është një ministër më i mirë, por kjo s’ka të bëjë me ligjin. Mendimi im mbetet që, ky gjeneral për faktin që ka qëndruar poshtë hundës së Ramës për 5 vite, se ka pasur shumë probleme, s’ka ngritur njëherë zërin, kështu që do ishte ministër kukull. E problemi mbetet sërish kryeministri. Ne si me Lleshin, si pa Lleshin duhet të largojmë rrënjët e krimit nga politika”.- tha analisti Fatos Lubonja.