Fatos Klosi ka mbështetur kandidaturën e Kejdi Mehmetaj dhe besimin që LSI-ja u jep të rinjve e te rejave

612
Komuniteti mallakastriot në Tiranë shprehu përkrahjen për deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj
Sot paradite Nënkryetarja e LSI-së, deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila së bashku me Ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, udhëheqin listën e LSI-së për qarkun Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit mallakastriot në Tiranë.
“Jam krenare për rrënjët e mia mallakastriote, – u shpreh Kejdi Mehmetaj, – dhe ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që i jepni LSI-së si një forcë e të ardhmes”. 
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu krenarinë që në krye të listës së LSI-së për Tiranën është një përfaqësuese kaq dinjitoze e rinisë si Kejdi Mehmetaj, e cila gjatë mandatit të saj si deputete tregoi vlerat më të mira që kanë të rinjtë tanë dhe ishte një avokate e shkëlqyer e çështjeve, që shqetësojnë më shumë rininë tonë si arsimi dhe punësimi. 
“Po kështu – u shpreh Meta, – ajo inicioi hartimin dhe miratimin e Ligjit për vullnetarizmin duke dëshmuar një kulturë të re për të cilën kanë nevojë të rinjtë tanë, atë të solidaritetit dhe socializmit”.
Sakaq, Meta falënderoi mallakastriotët për përkrahjen që i kanë dhënë LSI-së që nga krijimi i saj, ku vlerësoi kontributin e shquar të Prof. Fatos Klosit si një nga themeluesit kryesorë të LSI-së.
Në këtë takim foli edhe Prof. Fatos Klosi, i cili duke mbështetur kandidaturën e Kejdi Mehmetaj vlerësoi mbështetjen dhe besimin që LSI-ja u jep të rinjve e te rejave.
Sigal