Fatmir Xhafaj: Për çështjen ‘Habilaj’ ka pasur dy referime nga policia, asnjë nga Prokuroria

548
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ditën e sotme në një konferencë për shtyp foli në lidhje me akuzat që i drejtohen ish-parardhësit të tij Saimir Tahiri për lidhjet e mundshme me trafikantët e drogës, pas përgjimeve të zbuluara nga autoritetet italiane.
Ndryshe nga Tahiri, i cili dje në një emision televiziv, tha se nuk dinte asgjë për kushërinjtë e tij trafikantë, Xhafaj u shpreh se nga ana e Policisë së Shtetit ka pasur dy referime në Prokurori për çështjen Habilaj.
Por se sipas tij, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Prokurorisë për këtë çështje.
“Për sa i përket çështjes nëse kam bërë një vlerësim, koha është e shkurtër, jemi duke e bërë një gjë të tillë. Shumë shpejt do e shihni publikisht këtë vlerësim, se ne punojmë dhe me parnterët. Do shihni prova e vullnete konkrete shumë shpejt. Ka disa vite që trajtohet kjo çështje, ka dy referime nga policia e shtetit në prokurori për këtë çështje, por ka pak reagime nga prokuroria për këtë çështje,” tha Xhafaj.
Sigal