Fatmir Xhafaj: 6 ligjet e reformës në drejtësi, të enjten në Kuvend

366
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi,
Fatmir Xhafaj që ka informuar grupin për ligjet dhe ecurinë e tyre. Pas
miratimit të gjashtë ligjeve të kësaj pakete nga komisioni i posaçëm, procedura
do të vijojë me votimin në Kuvend të saj më 6 tetor.

“Kanë qenë të gjitha pyetje legjitime
dhe me shqetësimin se si do ta shohin zbatimin e reformës në drejtësi. I kam
njohur kolegët me 6 projektligjet e tjera të paketës kushtetuese”, tha Xhafaj.

Për sa i përket qëndrimit të PD, pas
miratimit të SPAK-ut me konsensus, Xhafaj tha se nuk ka informacione në opozita
do t’i votojë ligjet e tjera.

“Nuk kam informacione nga PD.
Informacioni që kam brenda PS-së, është se grupi parlamentar i PS po i jep
rëndësi reformës në drejtësi. Do duhet që kolegët e PD të kishin votuar me të
njëjtën frymë si SPAK edhe atë të vettingut”, tha Xhafaj.

Ai tha gjithashtu se ka edhe ligje të
tjera të paketës por që nuk janë kushtëzuese për implementimin e saj.


Vetëm pr/ligji ‘për ngritjen e organeve antikorrupsion” mori miratimin e
opozitës, ndërsa për pesë draftet e tjera ajo u shpreh kundër, duke bojkotuar
dhe mbledhjet e komisionit, pas mosmarrjes parasysh të propozimeve të saj.

Përcjellja në parlament e paketës
ligjore u shoqërua me miratimin nga qeveria të faturës financiare të reformës
në drejtësi, e cila përllogaritet në rreth 1.8 miliard lekë ose afërsisht 14
milion e gjysmë dollarë. Kjo faturë i përgjigjet pagave të reja të gjyqtarëve
dhe prokurorëve dhe funksionimit të institucioneve të reja të sistemit të
drejtësisë.