Fatmir Xhafa-akuza qeverisë: Nuk keni bërë asgjë për korrupsionin!

432
Sigal

TIRANË- Deputetët e maxhorancës duket se nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për luftën antikorrupsion. Gjatë një dëgjese me ministrin Çuçi, ata kanë kërkuar rezultate të prekshme. Ndërkohë, në komision ka qenë i pranishëm edhe kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj, i cili akuzoi KLD-në se nuk ka marrë asnjë disiplinore ndaj gjyqtarëve të denoncuar.”Cilët janë hapat konkrete ose veprimet institucionale për një veprim më aktiv në këtë fushë? – pyeti Çuçin, kryetari i Komisionit të Ligjit, Fatmir Xhafaj.”Lufta kundër korrupsionit nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë, por është përgjegjësi e institucioneve të pavarura, Qeverisë dhe gjithë shoqërisë shqiptare, përfshirë këtu shoqërinë civile dhe bizneset, – u përgjigj ministri i Shtetit Bledar Çuçi. – Nuk është kollaj të ndryshojë gjuhën “Brukseli”, thjesht duke parë që janë bërë seminare apo “vvorkshop”-e. Unë po ju them vetëm statistikat e harkut kohor 2013-2014. Institucionet ekzekutive u kanë bërë kallëzime penale 416 personave”. Ndërsa, kreu i ILDKP-së për të njëjtën pyetje tha: “Vitet e kaluara, 2012-2013, janë referuar 55 kallëzime penale ndërsa vetëm për shtatë muaj janë referuar 70 kallëzime penale. Dmth. Dukshëm më lart, por edhe cilësisht janë kallëzuar zyrtarë me miliona në pasuri, me funksione të larta, ambasadorë, anëtarë të KLD-së, prokurorë dhe kallëzimet kanë prekur gjithë spektrin e zyrtarëve që deklarojnë pasurinë. Problem mbetet KLD-ja, – theksoi Ganaj, – që megjithëse, ka pasur në shqyrtim raste të rënda me fshehje pasurie, raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës dhe në konflikt interesi, deri më sot nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj zyrtarëve të kallëzuar penalisht ose të njoftuar nga ana jonë.”.