Fatmir Toçi:“ Fitoja e PS-së është Ringritja e dinjitetit të Shqipërisë”

553
Sigal

 Qarku i Vlorës

 Zgjedhësit e Regjistruar   293.169

Numri total i vendeve të zgjedhjeve     432

Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna    429 / 99,31%

Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit   122.526 /122.329

Numri i fletëve të votimit të papërdorura    160.219

Numri i fletëve të votimit të dëmtuara 451

Numri i fletëve të votimit të pavlefshme     1.688

Numri i fletëve të votimit të vlefshme 120.641

Pjesëmarrja në votime      42,04%

 

Rrethi i Vlorës

Zgjedhësit e Regjistruar   189.194

Numri total i vendeve të zgjedhjeve     276

Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna    276 / 100,00%

Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit   84.221 /84.024

Numri i fletëve të votimit të papërdorura    97.562

Numri i fletëve të votimit të dëmtuara 298

Numri i fletëve të votimit të pavlefshme     964

Numri i fletëve të votimit të vlefshme 83.060

Pjesëmarrja në votime      44,41%

BASHKIA HIMARE

BASHKIA ORIKUM

BASHKIA SELENICE

BASHKIA VLORE

KOMUNA ARMEN

KOMUNA BRATAJ

KOMUNA HORE VRANISHT

KOMUNA KOTE

KOMUNA NOVOSELE-VLORE

KOMUNA QENDER – VLORE

KOMUNA SEVASTER

KOMUNA SHUSHICE-VLORE

KOMUNA VLLAHINE

Rrethi Sarandë

Zgjedhësit e Regjistruar   79.186

Numri total i vendeve të zgjedhjeve     114

Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna    111 / 97,37%

Numri i zgjedhësve që kanë votuar / Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit       28.678 /28.678

Numri i fletëve të votimit të papërdorura    48.913

Numri i fletëve të votimit të dëmtuara 126

Numri i fletëve të votimit të pavlefshme     569

Numri i fletëve të votimit të vlefshme 28.109

Pjesëmarrja në votime      37,25%

BASHKIA KONISPOL

BASHKIA SARANDE

KOMUNA ALIKO

KOMUNA DHIVER

KOMUNA KSAMIL

KOMUNA LIVADHJA

KOMUNA LUKOVE

KOMUNA MARKAT

KOMUNA XARRE

Rrethi Delvinë

Zgjedhësit e Regjistruar   24.789

Numri total i vendeve të zgjedhjeve     42

Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna    42 / 100,00%

Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit   9.627 /9.627

Numri i fletëve të votimit të papërdorura    13.744

Numri i fletëve të votimit të dëmtuara 27

Numri i fletëve të votimit të pavlefshme     155

Numri i fletëve të votimit të vlefshme 9.472

Pjesëmarrja në votime      38,84%

BASHKIA DELVINE

KOMUNA FINIQ

KOMUNA MESOPOTAM

KOMUNA VERGO

Rezultati zgjedhor, Qarku Vlorë:

 

PS  56.421

PD  21.132

LSI  10.524

PDIU  6.732

PBDNJ  6.013

TË TJERË  19.774

Arben Malaj 3.047

PS – 6 deputetë – Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto

LSI- 1 deputet – Shkëlqim Selami

PBDNJ – 1 deputet – Vangjel Dule

PD – 3 deputetë – Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi

PDIU- 1 deputet – Dashamir Tahiri

Fatmir Toçi, deputet i PS-së, për “Telegraf”

– Zoti Toçi,  fitorja e  PS-së dhe e së Majtës, në 23 Qershorit, ku buron?

–     Së pari te besimi që shqiptarët krijuan te programi ynë i Rilindjes, si i vetmi program konkret, i qartë e i kuptueshëm për çdo shqiptar. Partia Socialiste ishte e vetmja forcë politike që u paraqit para shqiptarëve me një program qeverisës dhe jo thjesht elektoral.

Së dyti, te keqqeverisja e vendit në dy mandatet e fundit, që e çoi vendin drejt rrënimit dhe e futi në një krizë të thellë duke i varfëruar shqiptarët më shumë se kurrë dhe duke e bërë jetën e tyre të pasigurt.

Së treti, te korrupsioni galopant që u kthye në sistem dhe filozofi të kësaj qeverisje, duke shënuar praktikisht rënien totale të shtetit dhe kthimin e saj në një monarki të pashpallur apo në një diktaturë në dukje të butë, por me të gjitha tiparet e një diktature që ia nxin jetën njerëzve duke ia kufizuar në të gjitha rastet të drejtat dhe liritë e tyre.

  Së katërti, që lidhet me dy pikat e mësipërme, te  pakënaqësia në rritje e shqiptarëve, e transformuar në urrejtje popullore në rritje dhe te vetëdija e tyre për të mos shpërdoruar të drejtën që i jep Kushtetuta për të vendosur për fatet e vendit çdo 2 apo 4vjet.

-Cila është përgjegjësia e PS-së, për të përligjur votëbesimin e popullit?

–     Përgjegjësia kryesore është në mbajtjen e premtimeve, ajo që politika shqiptare nuk e ka bërë fare ose nuk e ka bërë sa e si duhet përgjatë këtyre dy dekadave.

–     Së dyti, të gjitha përpjekjet tona për ringritjen dhe kthimin e dinjitetit të shtetit, për ta bërë atë funksional dhe në shërbim të njerëzve, gjë që u zbeh dhe më pas u zhduk përgjatë drejtimit të vendit nga e djathta me në krye z. Berisha.

–      Së treti, të ringjallet besimi, nëpërmjet veprimtarisë sonë qeverisëse, se ky vend mund të bëhet, mund të zhvillohet dhe mund ti kthehet normalitetit dhe se  mund të bëhet shumë shpejt i barabartë në standardet e jetesës e mentalitet me vendet e tjera te Bashkimit Europian, ku aspirojmë prej dekadash që të integrohemi.