Fatmir Mediu tregon arsyen pse opozita nuk bllokoi votimet

421
Sigal

Për Fatmir Mediun, kryetarin e Partisë Republikane, 30 qershori ishte një ditë kur shqiptarët vendosën para përgjegjësisë politikën shqiptare, duke mos pranuar të shkojnë në zgjedhje farsë të organizuara nga Edi Rama.

“Nga ana tjetër, si opozitar nuk është momenti për të qenë euforik, por për të qenë të përgjegjshëm”, tha ai në emisionin “I Ftuari” në A2.

“Unë mendoj se bllokimi i procesit do të sillte konflikte që do të ishin në kurriz të qytetarëve. Nga kjo pikëpamje ishte më e vështirë kjo që ndodhi se sa të hynim në një përplasje.

Edi Rama e ka kërkuar me insistim këtë përplasje për të justifikuar atë të keqe që ka krijuar vetë. Politika e Edi Ramaës ka qenë dhe ngelet e keqja e tij të kthehet në të keqe të të gjithë Shqipërisë”, tha Mediu.