Fatmir Mediu/ Shqiptarët kanë të drejtën kushtetuese të mos lejojnë zgjedhje

91

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një konferencë për mediat është shprehur se pas veprimeve të Edi Ramës dhe përdorimit politik të gjykatave dhe kolegjit zgjedhor, shqiptarët kanë të drejtë për të mbrojtur të drejtën e tyre për të mos lejuar zgjedhje me një parti.

Sipas tij, Rama ka kapur politikisht Kolegjin zgjedhor dhe ka kërcënuar gjykatësit me vetting.

‘Rama ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer atë në qesharak’, tha Mediu.

‘Procesi i 30 qershorit është instalimi i grushtit të shtetit dhe instalimit të shtetit të krimit. Prandaj shqiptarët në bazë të dekretit të Presidentit kanë të drejtën e tyre kushtetuese që të mos lejojnë zgjedhje’.

Mediu i ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të ndalojnë këtë krim elektoral të Edi Ramës, që do të ketë pasoja në të gjithë rajonin.