Fatmir Mediu: Nuk mund të pranojmë të na udhëheqin kriminelët

712
Nuk ka munguar edhe thirrja për shqiptarët e Partisë Republikane, duke renditur arsyet se përse duhet të çohen në protestën e 27 janarit. Në fjalën e tij, kryetari i republikanëve Fatmir Mediu theksoi se: “Një popull që nuk reagon dhe nuk përballet me të keqen është i destinuar të vuajë gjatë dhe të pranojë despotë, të korruptuar e kriminelë si ajkën e shoqërisë”. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe nga padija, vijoi Mediu duke theksuar arsyet se përse shoqëria duhet të ngrihet në protesta: “Varfëria, krimi, droga, papunësia, frika, mungesa e lirisë, klientelizmi ekonomik, kontrolli i medias, rrënimi i vlerave morale të shoqërisë, manipulimi i besmit dhe largimi masiv i intelektualëve, njerëzve aktivë nga Shqipëria, nuk janë zhvillime të rastësishme, por një plan i mirëmenduar dhe orientuar nga Rama dhe klani i tij. Qëllimi është kontrolli i pushtetit politik dhe ekonomik nëpërmjet korrupsionit dhe krimit dhe paprekshmëria e tij.”
Sigal