Fatmir Mediu: Ne duhet të ulemi, jo me Ramën kryeministër, por me Ramën si kryetar i PS-së

545
Sigal

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për RTV Ora u shpreh se opozita nuk duhet të uletë me Edi Ramën kryeministër, por me Edi Ramën si kryetar të Partisë Socialiste, pra si dy palë politike, pozitë dhe opozitë.

Mediu theksoi se dialogu është i nevojshëm e i domosdoshëm në Shqipëri dhe se kë bie PS për të dialoguar apo se kë ka në krye nuk është në autoritetin e PD dhe nuk i takon kësaj të fundit të vendosë.

Fatmir Mediu: Ky ka qenë një diskutim i hershëm. Ulemi, nuk ulemi. Rama kryeministër, Rama jokryeministër. Unë nuk po them që duhet të ulemi me Ramën kryeministër. Kryetarin e PS-së nuk e zgjedhim ne si opozitë, ashtu siç ai nuk zgjedh dot kush janë përfaqësuesit e opozitës. Në këtë pikëpamje unë e shoh që ne duhet të ulemi si palë politike, pozitë dhe opozitë. Se kush vjen nga qeveria në tryezë, apo se kush vjen nga opozita, kjo është një çështje e një diskutimi tjetër.  Por unë nuk e kam problem të ulem me atë që është problemi kryesor, që është Rama, sesa të ulem me njerëz që i delegon Rama për të thënë fjalën e tij. Ne duhet të ulemi të diskutojmë me Ramën si kryetar i PS-së. Basha është kryetar i PD-së, lider i opozitës, përfaqësues të tjerë të ulemi për të gjetur një zgjidhje. Nuk është hera e parë që në Shqipëri organizohet një tryezë, apo diskutime për të zgjidhur një problem edhe për më tepër që sot kemi probleme shumë herë më madhore se herët e tjera. Mendoj që ne duhet të ulemi, jo me Ramën kryeministër, por me Ramën si kryetar i PS-së. Se kë bie PS dhe se kë ka në krye nuk është as në autoritetin tonë dhe as në diskrezicionin tonë për ta përcaktuar. Prandaj them që dialogu është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Nëse ka përgjegjshmëri nga të dyja palët për të kuptuar që Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE dhe Shqipëria duhet të ketë një sistem funksional demokratik, t’i shërbejë interesave të qytetarëve shqiptarë dhe për më tepër pastaj të ketë edhe autoritet për të drejtuar institucione të rëndësishme siç është OSBE-ja.

Është opozita e izoluar ndërkombëtarisht? Ja si përgjigjet Mediu