Fatmir Mediu: Ndalimi i Daut Haradinaj, akt i qartë i Serbisë ndaj Kosovës

513
Sigal

Lidhur me ndalimin e përkohshëm në Austri të deputetit të AAK në Kosovë, Daut Haradinaj, ka reaguar edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar as për ta njohur dhe as për të arritur marrëveshje me Kosovën.

Mediu shton më tej se, ndalimi i Haradinajt është një akt i qartë i Beogradit ndaj Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Serbia nuk është e interesuar as për njohje as për marrëveshje me Kosovën kush mendon ndryshe nuk do të shoh dhe është më shumë se naiv.

Ndalimi i Deputetit të Kosovës Z.Daut Haradinaj, vëllai i Kryeministrit Haradinaj dhe një nga Luftëtarët e UCK-s me urdhër arresti të Serbisë është një akt i qartë i Serbisë kundër Kosovës dhe Komunitetit Ndërkombëtar.

Ndërsa Vuçiç flet për marrëveshje me Kosovën ai asnjëherë nuk është ndalur të bëj të kundërtën për sabotimin e antarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, heqjen e njohjes së Kosovës dhe ndalimin e udhëheqësve të saj me urdhra arresti skandaloz pa asnjë bazë juridike por të bazuar mbi urrejtje.

Autoritet Austriake dhe ato ndërkombëtare nuk mund të vazhdojnë të sodisin këtë lojë të pistë të Beogradit, por duhet ti japin fund kësaj historie dhe të angazhohen që qeveria e Beogradit të njof pavarësinë e Kosovës.