Fatmir Mediu: Haradinaj, je dhe do jesh krenaria e Kosovës dhe shqiptarëve

501
Sigal

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu reagon pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Sipas Mediut, Haradinaj mbetet krenaria e Kosovës dhe shqiptarëve, ndërsa shton se, ai është sot politikani më patriot i Kosovës që asnjëherë nuk bëri pazar apo lojë interesash politike.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Gjithmonë faqe bardhe miku im Ramush Haradinaj. Ti je dhe do jesh krenaria e Kosovës dhe shqiptarëve.

Kryeministri Haradinaj dha dorehëqjen për shkak të thirrjes në Gjykatën e Hagës.

Haradinaj ka provuar jo vetëm se ka qenë një ushtar dhe Komandant legjendar i UÇK, por familja e tij i ka dhënë Kosovës dëshmorë duke e bërë një nga familjet simbol të qëndresës dhe luftës për liri të popullit të Kosovës.

Ai është sot politikani më patriot i Kosovës që asnjëherë nuk bëri pazar apo lojë interesash politike, ai qëndroj fort përballë kujtdo që donte të coptonte Kosovën, ai qëndroj fort përballë Serbisë dhe të gjithë atyre që mendonin që Kosova duhej të ulte kokën përballë shantazhit.

Ndoshta kjo që po ndodh ka padyshim të bëjë edhe me lojrat politike të cilat duan të rihapin çështjen e ndryshimit të kufijëve në Kosovë dhe në ballkan.

Haradinaj nuk është hera e parë që përballet me Hagën dhe ai ka dal fitimtare sepse e drejta dhe e vërteta e tij patriotike është provë e luftës dhe qëndresës së Kosovës që nuk mund ta bëj kush pis në interesa apo pazare politike.