“Fati” i Tahirit, mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores

558
Pas kërkesës së prokurorisë, lidhur me heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe dhënien e autorizimit për ndalimin e tij është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.
Pas vendimit të Këshillit, nëse pranohet kërkesa e Prokurorisë pritet një seancë parlamentare ku do të votohet nga parlamenti për heqjen e mandatit të Tahirit.
Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për dy vepra të rënda penale, atë të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Referuar Kodit Penal dhe neneve për këto vepra penale, ish-ministri, të cilit pritet t’i hiqet edhe imuniteti rrezikon maksimumi 32 vjet burg, dhe minimumi i caktuar në Kod për këto vepra, është 14 vjet burg.
Dje prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit t’i heqë imunitetin e deputetit Saimir Tahiri pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane për bandën e Habilajve.
Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.
Sigal