Çfarë po paralajmëron opozita? Paloka: Rama të bëhet gati për përballje, do ketë vetëm një fund

Opozita po bëhet gati për përballje me kryeministrin Edi Rama. Këtë e ka paralajmëruar nënkryetari i parlamentit, deputeti i PD-së Edi Paloka.

Në një status në “Facebook”, Paloka shkruan se kërcënimet e ish-ministrit Saimir Tahiri mbrëmë “s’keni parë gjë akoma” e kanë dhënë efektin, pasi sipas tij, rilindasit kanë marrë urdhër të mbrojnë jo Tahirin por Ramën.

Ky thotë Paloka është akti i fundit. Ndaj ai thekson se kjo nuk do të lejohet dhe se Rama duhet të bëhet gati për përballje.

STATUSI I PALOKËS
“Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdhër të Ramës.
Megjithëse një ditë më parë deklaruan se do t’i hapnin rrugën procedimit penal , sot po duket qartë se urdhri ka ndryshuar. Kërcënimet e Tahirit mbrëmë ndaj Ramës (“nuk keni pare asgjë akoma”) dhe ndaj atyre “shokëve” që do lejonin arrestimin e tij, duket se e kanë bërë efektin.
Sot “rilindasit” kanë marrë urdhër të mbrojnë, jo Tahirin por Ramën.
Ky është akti i fundit. Po u lejua do të jete dhe akti i fundit i drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.
Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetëm një fund, atë të Ramës dhe klikës kriminale.