Farat e hashashit, biznesi i shefave të AKU

581
Sigal

Kjo farë futet e “paketuar” me etiketa e të dhëna si
“farëra bujqësore”, duke u lejuar me akt-kontrolle e analiza fallco në
PIK(kufi)

 

 Përparim HALILI

 

Kjo zbulohet me këto pyetje-përgjigje:
Nga cili shtet importohet? Ku është prodhuar? Ku është nodifikuar (etiketuar)?
Në çfarë gjuhe është futur nga importi në PIK (kufi)? Me çfarë akt-kontrolli
është zhdoganuar? Nga cili subjekt (biznes) shqiptar është porositur e
importuar? Prej kujt laboratori shtetëror është kontrolluar e certifikuar si
mall konkret dhe i sigurt?  Tek cilët
subjekte është shitur dhe cila është skeda e përdorimit të tij në terren?

 

Një skandal tjetër “del” nga “moçali”
me emrin “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” (AKU), i cili nuk ka lidhje me
mishin, miellin, sallamin, çokollatat, perimet dhe orizin kancerogjen të
importit, por me farën e hashashit e cila nëpërmjet bizneseve të shefave të AKU
në qendër e në rrethe dhe nëpërmjet letrave fiktive të lëshuara prej kontrollorëve
të AKU, futet si farë domateje, sallate, speci, lakre, trangulli e pjepri! Këtë
skandal-krim që ka si portë AKU-në e bëjnë me dije shërbimet specializuara të
hetimit shtetëror, të cilat e kanë bërë prezent, por janë këshilluar të
heshtin. Kjo heshtje nuk ka lidhje me fuqinë e disa horrave që janë vendosur në
krye të AKU, por për shkak se fara e hashashit duhet lejuar të futet në Shqipëri
si “lëndë e parë” biznesi për shefat e plantacioneve të hashashit, të cilët nuk
janë as pastrueset e kryeministrisë, as pleqtë që luajnë domino nëpër lulishtet
e Tiranës, as plakat e Buzit të Tepelenës, por shtetarë e politikanë të lartë,
që japin urdhrat e lënies së lirë të farës dhe kultivimit të hashashit! Po si
futet fara e hashashit në Shqipëri, pa lënë “gjurmë”? Thuhet dhe janë kapur e
janë fshehur shumë raste, të cilët provojnë se fara e hashashit futet dhe
lejohet nëpërmjet shërbimit të AKU në PIK (kufi), duke i maskuar si farëra
bimësh bujqësore. Kujtojmë, që ligji “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”(për
farërat) ka një përcaktim, sipas të cilit; për çdo produkt apo lëndë të parë e
ndihmëse që futet në Shqipëri ndiqet “gjurmueshmëria” e tyre. mbështetur tek
etiketa shoqëruese! Pra, nga cili shtet importohet? Ku është prodhuar? Ku është
nodifikuar (etiketuar)? Në çfarë gjuhe është futur nga importi në PIK (kufi)? Me
çfarë akt-kontrolli është zhdoganuar? Nga cili subjekt (biznes) shqiptar është
porositur e importuar? Prej kujt laboratori shtetëror është kontrolluar e
certifikuar si mall konkret dhe i sigurt?  Te cilët subjekte është shitur dhe cila është
skeda e përdorimit të tij në terren? Është Ligji Nr. 10416, datë 07. 04. 2011,
me objekt “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i cili qysh në
Nenin nr. 1, përcakton
rregullat për sigurimin e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor
për mbështetjen e prodhimit bujqësor, mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit,
sipas këtyre kushtëzimeve:

1.
K
ushtet për prodhimin, përgatitjen për tregtim, tregtimin,
përfshirë importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor

2. Kushtet për prodhimin,
përgatitjen për tregtim, tregtimin, përfshirë importin e materialit mbjellës
dhe shumëzues bimor të bimëve bujqësore, të cilat përfshijnë drithërat,
foragjeret, patatet, panxharin, bimët e vajit e të fibrave, perimet, pemët
drufrutore, hardhitë, humulusit, bimët eterovajore dhe medicinave të kultivuara;**

3. Kushtet për prodhimin, përgatitjen për
tregtim, tregtimin, përfshirë importin e materialit mbjellës dhe shumëzues
bimor të bimëve bujqësore, të bimëve dekorative;

4. Kushtet për prodhimin, përgatitjen për
tregtim, tregtimin, përfshirë importin e materialit mbjellës dhe shumëzues
bimor të bimëve bujqësore, të bimëve pyjore;

5. Detyrimet e personave të
angazhuar në prodhimin, përgatitjen për treg, tregtimin, importimin e
materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, për të deklaruar llojet e farërave e
fidanëve!

Referuar këtij ligji, pyesim: Kush e
fut farën e hashashit në Shqipëri? Mjafton të ndiqet “linja” e zbatimit të këtij
ligji dhe “gjurmët” të çojnë tek ata që kanë futur dhe kanë shitur e shpërndarë
farën e hashashit në Shqipëri! Burime të gazetës “Telegraf”, thonë se fara e
hashashit në Shqipëri nuk ka ardhur me “këmbët e veta”, as në xhepat, apo çantat
e diplomatëve, por është importuar prej një dhe disa bizneseve, pronë e një dhe
e disa zyrtarëve të lartë të AKU, të cilët përveçse kanë biznesin importit, përpunimit,
shitjes së farërave dhe mbjelljes e kthimit të tyre në fidanë me “farishte”,
sera e kubikë, kanë në AKU e në qarqe edhe postet zyrtare të kontrollit të
tyre!  Që të zbulohet se cilat “duar krimi”
i kanë futur dhe vazhdojnë të fusin e shesin masivisht farën e hashashit në
Shqipëri, mjafton të ndiqet linja e
nenit nr. 3 të këtij
ligji, i cili në pikën 2, thotë kështu: “Certifikim zyrtar farërave” është një
procedurë e përcaktuar, që kryhet nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve
(ESHFF), në bazë të kërkesës së paraqitur nga furnizuesi dhe konsiston në
mbikëqyrjen e mbjelljeve ose të plantacioneve për fara dhe material mbjellës
dhe shumëzues bimor të ngastrave të tokës, të pajisjeve për prodhimin, ruajtjen
dhe përgatitjen për treg të tyre, si dhe në kontrollin e evidencave dhe
regjistrave të mbajtur nga furnizuesi, në përputhje me kërkesat e këtij ligji,
po kështu, në marrjen dhe analizimin zyrtar të mostrave të tyre”. Kush I fut
farërat në Shqipëri? Sipas burimeve të “Telegraf”, mësohet se “monopolin” e ka
një zyrtare e lartë në kupolën qendrore të AKU e cila e ka rrjetizuar këtë
biznes në gjithë zonat e vendit, duke e mbrojtur nga dekonspirimi dhe duke e
zhvilluar nën përkujdesjen e drejtorëve rajonalë të AKU në 12 qarqe dhe si “punë”
e detyrueshme e caktuar prej saj, ndaj vartësve në Tiranë e në qarqe, fakt të
cilin do ta publikojmë në vijim. Nëpërmjet këtij biznesi farërash, në Shqipëri është
futur e po futet lirisht edhe fara e hashashit. Sipas të dhënave, rezulton se
fara e hashashit futet e “paketuar” me etiketa e të dhëna si farëra bujqësore,
duke u lejuar me akt-kontrolle e analiza false prej kontrollorëve të AKU, të
cilët porositen prej shefave të tyre të mos hapin “thasët”, mbasi “fluturon”
nga puna, prej të cilës (siç thonë) nxjerrin edhe… ”ndonjë dorë lekë”!