Familjeve u pritet ndihma sociale

111

Qeveria i jep shkollës private të Çashkut, 100 milionë lekë, pasi u rreshtua kundër artistëve

Edi Rama i jep shkollës private të Kujtim Çashkut 100 milionë lekë

Kujtim Çashku është regjisori që Edi Rama i referohet, ngaqë kërkon të prishet Teatri Kombëtar. Pra, Edi Rama, e shpërblen Kujtim Çashkun me 100 milionë lekë, ngaqë kërkon të prishet Teatri Kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i japë shkollës private “Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi” më shumë se 100 milionë lekë të vjetra. Në një vendim të marrë që prej muajit gusht, Rama ka vendosur që 10 milionë e 500 mijë lekë të reja t’ia japë shkollës private të Çashkut, me arsyetimin se do ta mbështesë për veprimtarinë e saj krijuese. Për kujtesë, ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi u shkarkua nga detyra për faktin, sepse deklaroi publikisht, që institucionet private me mburojë kulturën po marrin fonde më të mëdha nga qeveria, ndërkohë që kjo e fundit jep lëmosha për institucionet e saj kulturore kombëtare. Për informacion në kohën e largimit të drejtorit Melsi Labi, rreth dy vite më parë, buxheti i Muzeut Historik Kombëtar nuk i kalonte 10 milionë e 200 mijë lekët. Kujdes, pjesa më e madhe e fondit shkon për fatura drita, ujë, telefona, naftë dhe shpenzime të tjera që nuk kanë të bëjnë me kalendarin e ngjarjeve kulturore të institucionit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk i ka kushtuar po aq vëmendje institucioneve kulturore shtetërore, të cilat përfitojnë shumë më pak nga buxheti i shtetit për mbështetje të veprimtarive të tyre kulturore. Kujtojmë se kryeministri Rama kërkon të shembë Teatrin Kombëtar, me justifikimin se shteti nuk ka fonde ta rikonstruktojë. Me të drejtë Melsi shkruan: “Teatrit Kombëtar, ç’i panë sytë!”