Falsifikuan rezultatet e zgjedhjeve në Tiranë, KQZ çon në Prokurori 76 numërues

664
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të kallëzojë në prokurori 76 numërues të cilët sipas saj rezultuan të kenë falsifikuar rezultatet e votimit në Qarkun e Tiranës në 68 qendra votimi, kjo pas rinumërimit të kutive për qarkun e Tiranës.
Ishte pikërisht PS dhe PDIU që kërkoi rinumërim të 68 kutive të votimit pasi pretendonin për marrjen e një mandati deputetit, çka në fakt zbardhi dhe skandalin që kishte ndodhur me procesverbalet e firmo urua nga grupet e numërimit
Relacioni
KQZ gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore, në përputhje me nenin 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor administroi me cilësinë e provës dokumentacionin zgjedhor të përpunuar nga komisionet zgjedhore përkatëse dhe vendosi të rinumërojë dhe rivlerësojë votat e qendrave të votimit sipas objektit të ankimit.
Nga procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave në KQZ, gjithsej për 68 qendra votimi, nga të cilat 64 Qendra Votimi në Tiranë dhe 4 Qendra Votimi në Berat, rezultoi se:
a) për 9 qendra votimi, nga të cilat 8 në Qarkun Tiranë dhe 1 në Qarkun Berat rezultati i dalë nga rinumërimi ishte në përputhje të plotë me rezultatin e nxjerr sipas nenit 119 të Kodit Zgjedhor nga Grupet e numërimit.
b) për 35 qendra votimi, nga të cilat 32 në Qarkun Tiranë dhe 3 në Qarkun Berat rezultati i votimit ndryshoi pas rivlerësimit të votave.
c) për 24 qendra votimi në Qarkun Tiranë, rezultati i dal nga rinumërimi ishte i ndryshëm me rezultatin e nxjerr sipas nenit 119 të Kodit Zgjedhor nga Grupet e Numërimit (tabela 1 bashkelidhur).
Për sa i përket rasteve të klasifikuara në germën c më lartë gjatë procesit të rinumërimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh votash për disa subjekte të tjera krahasuar me numrin real të votave qe u gjendën në kutinë e votimit. Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar disa subjekte zgjedhore. Ndryshimet e konstatuara në tabelat e rezultatit janë në një masë të tillë që nuk sjellin pasoja në rezultat apo në pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zonë zgjedhore. (Detajimi i diferencave sipas tabelës 2 bashkëlidhur).
Emrat
a) QV nr. 1558/1, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 1, të përbërë nga:
Gazmend Zela
Ardian Xhelani
Erjon Qehajaj
Fatri Petku
b) QV nr. 1587/1, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 5, të përbërë nga:
Gani Briska
Altin Berak
Arber Tola
Romeo Lamce
c) QV nr. 1608, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 5, të përbërë nga:
Defrim Buzhiqi
Fatmir Drita
Jetmir Rrapi
Alban Cullhaj
d) QV nr. 1615/2, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 3, të përbërë nga:
Zamir Meta
Donald Myrto
Dritan Cani
Elton Diku
e) QV nr. 1665, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 5, të përbërë nga:
Liman Keta
Ilir Ago
Ylber Duka
Nazif Duni
f) QV nr. 1736, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 11, të përbërë nga
Bledar Doni
Viorela Manoku
Rejna Qystri
Denis Thali
g) QV nr. 1775, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 3, të përbërë nga
Enis Caslli
Dealda Borova
Rudina Haxhillari
Viron Mahmutaj
h) QV nr. 1796/1, numëruar nga Grupi i Numerimit nr. 5, të përbërë nga:
Besnik Cenko
Naser Mulaj
Arjan Dauti
Helidon Ormeni
i) QV nr. 1819, numëruar nga Grupi i Numerimit nr. 6, të përbërë nga:
Olsi Isufaj
Sotir Ristani
Alban Haxhiraj
Gert Reçi
j) QV nr. 1845/6, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 02, të përbërë nga:
Xhaneta Canaj
Erjon Hari
Haki Devolli
Tomi Deçolli
k) QV nr. 1849/2, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 06, të përbërë nga:
Juxhin Lamo
Johan Sterio
Ervis Xhemali
Amarldo Naço
l) QV nr. 1864/1, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04, të përbërë nga:
Guri Seferi
Eduard Rexha
Bledar Sinanaj
Mirela Jongari
n) QV nr. 1935, QV nr. 1938, QV nr. 1941/1 numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 03, të përbërë nga:
Anila Cibaku
Sokol Kasmi
Erion Salliu
Arjan Kristani
o) QV nr. 1936, QV 1936/1 numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 03, të përbërë nga:
Anila Cibaku
Sokol Kasmi
Erion Salliu
Kliton Shatku
p) QV nr. 1958/2, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04, të përbërë nga:
Gjergj Suranllino
Fatjon Haka
Ertugert Buneci
Florent Gjoni
q) QV nr. 2165, QV nr. 2173, QV nr. 2194 numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04 të përbërë nga:
Arnold Karriqi
Aldo Duro
Mediola Veliu
Rexhep Vërrija
r)QV nr. 2207 numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 04, të përbërë nga:
Bujar Menolla
Ferdinand Sanaci
Indrit Dedej
Shpendi Dena
s)QV nr. 2241, numëruar nga Grupi i Numërimit nr. 05, të përbërë nga:
Flamur Lika
Fatmir Bakalli
Ylli Thartori
Adriatik Kasa
/Gazeta Express/
Sigal