FAKTI/ SHISH ka skeduar kryepolicë të përfshirë në mbrojtje të krimit

575
Përparim Halili 

Qindra denoncime me emra, funksione e zona konkrete të krimit të kultivimit të hashashit nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim, janë bërë qysh prej fillimit të vitit 2016 e deri sot, lidhur me faktin që menaxhues, mbrojtës por edhe përfitues të kultivimit të drogës në Shqipëri, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë drejtues të Policisë së Shtetit të çdo grade e funksioni, që nga zyrtarë të lartë në kupolën e Ministrisë së Brendshme, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, drejtorë policie të qarqeve, shefa komisariati rrethesh, drejtues postash policore në qytete, shefa krimesh e deri kryeinspektorë e inspektorë policie zonash! Ky skandal u provua me arrestimin disa drejtuesve e inspektorëve të policisë në Krujë, Korçë, Berat, Kukës, Elbasan, Gjirokastër etj., për mos raportim të parcelave të drogës, për pjesëmarrje në kultivimin e saj, për dekonspirim aksionesh të policisë duke njoftuar më parë kultivuesit, për dhënie tokash të tyre me qira ndaj kultivuesve të etj. Aq shumë janë zhytur drejtues e punonjës të policisë në krimin e kultivimit të drogës, sa ka nisur edhe transportimi i saj me makinat e aksioneve dhe të drejtuesve të policisë, siç ishte rasti i arrestimit dy ditë më parë, të një efekti policie në Farkë të Tiranës. Këtë fakt e ka skeduar SHISH me një raport special, të hartuar pas shumë regjistrimeve, ndjekjeve, përgjimeve, vëzhgimeve në terren dhe infiltrimeve të agjentëve të tij, ka provuar me një raport sekret se drejtues dhe efektivë policie të çdo niveli në Ministri, në qarqe, rrethe e zona janë pjesë aktive e kultivimit të drogës në Shqipëri, madje edhe përfitues prej këtij biznesi. Siç dihet, ky raport sekret e special i SHISH, i siguruar e publikuar 1 vit më parë nga “Telegraf”, ka vënë në lëvizje e ka hedhur në veprim Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur për çdo rast konkret, me emra konkret krye-policësh e zyrtarësh të saj! Për secilin prej tyre është është regjistruar edhe procedimi penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke çuar grupin hetimor në zyrat e ministrisë së Brendshme, për të “qepur” faktet konkrete! Dosjet e “qepura” tashmë prej organit të akuzës së Krimeve të Rënda do të çojë 11 kryepolicë të drogës së Shqipërisë, tek Gatja i drogës së Lazaratit, arrestuar 1 vit më parë po për krimin e kultivimit të drogës, nga 2 prej tyre, të cilët gjenden në listën e prangosjes së pritshme! Në hetimin për zbardhjen dhe faktimin e informacioneve të raportit të SHISH, thuhet se kanë ndihmuar edhe 8 drejtues policie të qarqeve Korçë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë e Berat, të cilëve u është kërkuar bashkëpunim me prokurorinë, duke u bërë presion me faktin që edhe ata ishin futur në rrjetën e agjentëve të SHISH. Këta kanë pranuar të japin informacione për kolegë dhe shefa të tyre, duke servirur prova dhe dëshmi që i skedojnë ata si menaxhues të drogës dhe për lidhje me kultivuesit e drogës, në shkëmbim të përfitimeve, madje edhe si “shefa biznesi hashashi”, të caktuar në këto misione prej shefave të tyre në ministrinë e Brendshme dhe në kupolën politike të “Rilindjes”!
Sigal