Fakte për manipulimin mediatik të Edi Ramës në tubimin në Tiranë

480
Mitingu i Edi Ramës në Tiranë duket se nuk ishte aq madhështor sa po përpiqet ta paraqiste regjia e Partisë Socialiste. Në disa foto të siguruar nga qytetarët, shihet sesi i ka manipuluar ai fotot dhe videot e publikuara në media, në mënyrë që të duket tubimi madhështor.
Le t’i marrim me radhë..
Në foton e parë, të shkrepur disa çaste para se të fillonin fjalimit, Led wall-i anësor është 50 metra larg shkallëve të Universitetit të Tiranës. Kurse në dronin e Edi Ramës, droni nuk lëviz fare duke u fokusuar thjeshtë në plan të ngushtë të tubimit. 
Në tubim kanë qenë rreth 1 mijë karrige, të cilat janë vendosur larg njëra-tjetrës për t’u dukur tubimi më i madh, por edhe ky qe një dështim, pasi që fotot e siguruara zhveshin plotësisht këtë manipulim. 
E gjithë hapësira ku është mbajtur tubimi i Partisë Socialiste nuk është më shumë se 1 mijë metra katrorë. 
Se i gjithë sheshi nuk është shfrytëzuar për tubim, tregojnë edhe fotot në vazhdim. 
Në manipulim tregohet qartë se edhe tubimi është organizuar në mënyrë rrethore dhe jo në formatin e zakonshëm – për së gjati, sepse kështu tubimi do të ishte një dështim akoma më madh.
Sigal