“Fajin e ka Saliu”, por emërimet i ka bërë edhe PS

514
Sigal

Gazeta Telegraf/

Retorika kryeministrore me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë votuar edhe nga PS-ja. Thjesht
Kryeministri po përsërit alibinë “Fajin e ka Saliu”. Sjellja e
kryeministrit, e për pasojë ekzekutivit ndaj pushtetit gjyqësor po kapërcen çdo
normë. Edi Rama duket se ka gjetur samarin që kërkonte për t’i rënë sa herë që
nuk i bie gomarit për probleme të ndryshme. Kjo edhe sepse problemet shpesh i
krijon vetë. Ndërkohë që ka dilema për hapjen e negociatave që po lidhet
qartazi me çështje serioze të drogës, krimit, korrupsionit, kryeministri po
mban në këmbë, pa ndonjë argument të qenësishëm, refrenin, se fajin e ka Saliu
me gjykatësit e vet. Kësaj radhe është Gjykata Kushtetuese që po bën punën
obstruksioniste të Saliut. Mirëpo kjo nuk është as mënyra e duhur për të
trajtuar problemet dhe as i shërben atij reformimi të gjyqësorit, sa kohë që me
këtë standard gjithkush nesër do të thotë se “këta janë gjyqtarë të Ramës”. Ka
edhe një aspekt formal në këtë rast: anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë njerëz
që janë votuar nga PS-ja kur atë e drejtonte Edi Rama.

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese

1.      Bashkim Dedja – dekretuar nga Bamir Topi. Si kryetar
është votuar më 31 tetor 2013 me 126 vota pro e asnjë kundër

2.      Vladimir Kristo – Anëtar në vitin 2007. Kryetar në vitin
2007-2010 (dekretuar nga Alfred Moisiu)

3.      Vitore Tusha      –
Anëtare që nga viti 2008 dekretuar nga Bamir Topi (PS-ja mori pjesë në emërimin
e saj)

4.      Altina Xhoxhaj   –
Anëtare që nga viti 2010. Dekretuar nga Bamir Topi (në vitin 2008 PD-ja rrëzoi Xhoxhajn
si propozim për Gjykatën e Lartë).

5.      Katër të tjerët: Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik
Imeraj dhe Fatos Lulo janë emëruar në prill të vitit 2013.

Ai që u shpreh kundër vetingut kështu siç është paraqitur është Vladimir
Kristo, i cili nuk është kontestuar ndonjëherë nga PS-ja.

Gjatë kësaj kohe socialistët i janë drejtuar disa herë Gjykatës duke
pranuar rolin e saj si arbitër, të cilin ja jep Kushtetuta. Sa për vlerësimet
politike, krejt joserioze të kryeministrit, le të kujtojmë, se z. Rama nuk bëri
asnjë koment mbi vendimin e kësaj gjykate për mandatin e Koço Kokëdhimës. Kuptohet
qartë halli i këtij individi. I duhet një fajtor për shfryrë shuplakën që
pritet nga BE-ja, e cila sheh lumin e drogës dhe të korrupsionit. Kjo sjellje
vetëm për mentalitet shteti nuk flet. Pasi një mentalitet i tillë kërkon që të
jesh serioz edhe kur këtë gjë nuk e ke për karakter.