“Exit-Poll” paraprak: Në Durrës Dako 50- 54 %, kundrejt Dumës 46-50%, Veliaj në Tiranë e Ademi në Shkodër

491
Sipas rezultatit paraprak IPR Marketing dhe Ora News jep rezultatet e para të Exit Poll në Tiranë fiton Erion Veliaj, në Durrës Vangjush Dako dhe në Shkodër Voltana Ademi.
Në krahasim me projeksionin e parë Dako ka një rritje prej 0.5 %
Ndërsa Duma ka një rënie prej 0.5 % në krahasim me projeksionin e parë
Projeksioni i dytë i Exit Poll deri rreth orës 17- 30- 18:00 në Shkodër. Sërish në avantazh Voltana Ademi.
Në krahasim me projeksionin e parë Voltana Ademi ka një rritje prej 1 %. Ndërsa Bazhdari ka një rënie prej 1 % në krahasim me projeksionin e parë
Exit Poll paraprak Në Tiranë për votimin deri në orën 16:00: Erion Veliaj 50.5 – 54.5 % Halim Kosova 38- 42%
Në Durrës kuotohet Vangjush Dako 50- 54 %, kundrejt Grida Dumës 46-50% . Exit Poll në Shkodër: Fitues deri në orën 16:00
Rezultatet paraprake të Exit Poll të IPR Marketing dhe Ora News për koalicionet parashikojnë një fitore të koalicionit të majtë në Durrës dhe në Tiranë ndërsa në Shkodër kryeson koalicioni i djathtë.
Projeksioni i dytë i IPR Marketing dhe Ora News për votimin deri në orën 18:00 dhe që u bë publik në orën 20: 30 në Tiranë Aleanca e Shqipërisë Europiane ka të njëjta shifra 58.0- 62.0 ndërsa Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka një rritje të vogël prej 1 %
tirane
Në Durrës projeksioni i dytë për ASHE-në në krahasim me projeksionin e parë ka një rritje prej 1% ndërsa APPD ka një rënie prej 1 %
durres
Në Shkodër projeksioni i dytë për ASHE-në dhe APPD në krahasim me projeksionin e parë s’ka ndryshime.
shkoder partite
Exit Poll i IPR Marketing &Ora News për koalicionet për votimin deri në orën 16:00 dhe i bërë publik në Ora News në orën 19: 00
Tirane: ASHE 58-62% dhe APPD 34-38%
Durres: ASHE 55-59% dhe APPD 40- 44%
Shkoder ASHE 43-47% dhe APPD 49- 53%
Sigal