Evis Allushin: Sukseset e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës  vizioni për Vlorën e sotme

551
Sigal

Intervistë për “Telegraf” me Evis Allushin, Kryetare e Këshillit Bashkiak: Situata aktuale në qytetin bregdetar, zgjedhjet e reja dhe koncesioni i parkimit

 Pyetje: Të enjten është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë. A është ndikuar ky këshill nga problemet më të fundit që ka patur me drejtësinë kryetari i bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika?

Përgjigje:-Këshilli i Bashkisë ka zhvilluar një mbledhje normale ashtu si ka zhvilluar normalisht punën edhe vet bashkia e Vlorës. Këshilli funksionon në bazë të projektvendimeve që vijnë nga administrata e bashkisë dhe këto materiale nuk kanë munguar asnë mbledhjen e ditës së enjte. Qytetarët kanë nevojë për ndihmën ekonomike që përfitojnë çdo muaj ashtu si kanë nevojë dhe ata qytetarë që në nevojë që të përfitojnë bonusin për qeranë mujore, të cilën duke qenë persona me aftësi të kufizuar, nuk kanë se me sa ta përballojnë.

Pyetje:-Cili është angazhimi juaj si kryetare e këshillit të bashkisë, në jetën e qytetit të Vlorës, duke qenë njëkohësisht dhe pedagoge në Universitetin publik të Vlorës?
Përgjigje:-Është një angazhim korrekt, në respekt të të gjitha ftesave apo detyrimeve për të qenë prezent në veprimtari të ndryshme që zhvillohen në Vlorë. Veprimtaritë e fundit kanë qenë një takim i organizuar nga Qendra Rinore e Vlorës apo dhe një veprimtari e organizuar me rastin e vlerësimit të nxënësve të shkollave më të mira të qytetit. Veprimtaritë si kryetare e këshillit të bashkisë, nuk janë aspak pengesë për të kryer dhe detyrën e pedagoges së Universitetit, ku jap mësim përditë në universitet si edhe praktika mësimore në spitalin rajonal.

Pyetje:-Cila është karriera juaj politike në PS të Vlorës?
Përgjigje?-
Jam afruar në PS, në vitin 2003, në zgjedhjet lokale të atij viti, duke qenë studente në Universitet dhe me dëshirën e madhe për të dhënë kontributin në fitoren e kandidatit të PS, që ishte kryetari aktual I bashkisë, z.Shpëtim Gjika. Në politikën kombëtare kisha krijuar një simpati për kryetarin e asaj kohe të bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Në vitin 2007, jam zgjedhur për herë të parë në këshillin e bashkisë, duke qenë pjesë e listës fituese të PS. Në vitin 2009, kam qenë zëdhënëse e fushatës së PS rrethi Vlorë, një detyrë e vështirë për kohën e për atë fushatë, ku presioni politik ka qenë I madh, për faktin se unë punoja ndërkohë si pedagoge në Universitet, por e kalova me sukses sepse asnjëherë nuk e kam ngatërruar punën me studentët me përkatësinë time politike. Në vitin 2011, jam zgjedhur përsëri në këshillin e bashkisë, për tu zgjedhur kryetare e këshillit në 30 mars të vitit 2014, e propozuar nga PS dhe e votuar me votat unanime të të gjithë këshillatrëve të pranishëm në votim, 44. Në PS të bashkisë Vlorë, kam kryer dhe detyrën e Sekretares për Burimet Njerëzore e Marrëdhëniet me Mediat.

Pyetje:-Kanë filluar të përfliten emrat për kandidat për kryetar të Bashkisë Vlorë. A e keni ju një ambicie të tillë?
Përgjigje:-Të jesh kryetar i bashkisë Vlorë, është një përgjegjësi e madhe dhe njëkohësisht një arritje e ambicies politike, për çdo qytetar. Përgjegjësia shtohet edhe më shumë kur bashkia e Vlorës është rritur në territory, por edhe kur nnjihesh me sfidat e mëdha që ka ndërrmarë qeveria dhe deputeti i Vlorës, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, për të realizuar në Vlorë, investime të mëdha, që do ti japing një hov cilësorë zhvillimit e të ardhmes së qytetit. Nëse do të zhvillohet një mbledhje e Asamblesë e PS bashkia Vlorë, në kuadër të tërheqjes së propozimeve nga baza, janë disa kryetarë organizatash që kanë shprehur dëshirën që të propozojnë emrin tim si kandidate për kryetare e bashkisë Vlorë, bashkë me emra të tjerë që do të propozohen. Që të jem e sinqertë, më pëlqen politika, dua të jem gjatë në politikë, nuk kam si qëllim në vetvete poste apo privilegje të fituara duke qenë në politikë, ndaj dhe jashtë modestisë them se, për këtë arsye kam zgjedhur të mbetem e pastër, në marrëdhëniet e mia me politikën e të tjerë, brenda e jashtë saj. Pikërisht të gjitha këto, shpjegojnë dhe rezultatin e arritur në votimin për kryetare e këshillit bashkiak që pse jo, mund ta arrij dhe nëse nesër, ndodh mrekullia e më përzgjedhin si candidate për kryetare të bashkisë vlorë.

Pyetje:-Është hapur një debat për dhënien me koncesion të parkimeve. Cili është qëndrimi juaj?

Përgjigje:- Në muajin tetor, Bashkia ka sjellë në këshill kërkesën që Këshilli të autorizojë kryetarin e Bashkisë për fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të parkimeve. E miratuam. Në 11 dhjetor, Bashkia ka sjellë projektvendimin për dhënien me koncesion të rrugëve, ku kanë qenë të përcaktuara edhe 24 rrugët. Miratimi ka qenë me shumicën e votave të këshilltarëve. Është kundërshtuar pagesa e gjobës, e cila është kundërshtuar lartë nga këshilltarët dhe për pasojë është kthyer mbrapsht, për tu ulur. Nga Këshilli janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore, është mbledhur rregullisht konferenca e kryetareve, është mbajtur procesverbali i diskutimeve dhe votat. Vendimet e Këshillit për koncesionin kanë marrë dhe miratim të ligjshmërisë nga institucion i prefektit brenda afatit ligjor. Kjo ka qenë puna e Këshillit, procedurë e tenderimit dhe përzgjedhja e firmës janë kryer nga administrata e Bashkisë. Në mbledhjen e radhës, Këshilli do të informohet për firmën dhe punën e bërë prej saj.

Geriola ÇAUSHI