EUROSTAT-BERZH: Shqipëria, me korrupsionin dhe varfërinë më të lartë në rajon

405
Sigal

Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim tregon se
korrupsioni vazhdon të mbetet sfidë në Evropën Juglindore. Shqiptarët deklarojnë,
se pagesa nën dorë ose dhurata në 12 muajt e fundit në pothuajse të gjitha
shërbimet publike, të cilat mbuloheshin nga pyetjet e anketës. Ndërsa për sa i
përket pyetjes në lidhje më mënyrat për të luftuar korrupsionin, 25% e
shqiptarëve të pyetur kanë dhënë si zgjidhje raportimin në momentin që hasin me
të, 21% e tyre kanë thënë se njerëzit e thjeshtë nuk mund ta zgjidhin
korrupsionin dhe 40%, japin si alternativë refuzimin për të paguar ryshfet si
mënyrën më të mirë për të luftuar korrupsionin. Në lidhje me korrupsionin në
shëndetësi, mbi 32% e shqiptarëve të pyetur kanë pohuar se kanë përjetuar
korrupsion për shërbimet shëndetësorë dhe shprehen të pakënaqur nga shërbimet e
marra. Po kështu, Eurostat raportoi ditën e
djeshme se Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Evropë, me të ardhura
për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian.
Kriza ekonomike ka ndaluar përafrimin e mirëqenies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian.