Europa i bënë gjyqin drejtësisë shqiptare

540
Sigal

Komisioneri i KE-së, Prokuroria, KLD-ja, emërimet e gjyqtarëve, tarifat, afatet për kompensimin e pronave dhe ngjarjet e  21 Janari

Niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin normal të gjyqësorit dhe shkatërron besimin e publikut në drejtësi dhe sundimin e ligjit në Shqipëri “. Është kjo deklarata që vjen nga komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muižnieks. Këto konsiderata, Muižnieks i ka përmbledhur në një raport për Shqipërinë pas vizitës së tij në Shqipëri më 23 – 27 shtator të vitit të kaluar. Raporti i bërë publik  përfshihen veç të tjerash, çështjet që lidhen me prokurorit, mangësitë në zbatimin e legjislacionit të ndihmës juridik, bashkëpunimi me OJQ-të e specializuara, problemi i keqtrajtimit dhe i pandëshkueshmërisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga oficerët e zbatimit të ligjit, duke përfshirë ato që lidhen me ngjarjet e dhunshme të 21. Së fundi, Komisioneri rekomandon përmirësimin e aksesit të personave të ndaluar/arrestuar, duke përfshirë të miturit, në një avokat dhe mjek, duke u siguruar që psikologët  të jenë gjithmonë të pranishëm gjatë procedimeve penale që përfshijnë të mitur. Në vijim mund të lexoni disa nga pikat të veçuara si më të rëndësishmet.

1-Roli i autoriteteve të zbatimit të ligjit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Komisioneri sheh me shqetësim të madh problemet e hershme të keqtrajtimit dhe pandëshkueshmërisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, të kryera nga oficerët e zbatimit të ligjit, përfshirë edhe ato që lidhen me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011 në Tiranë.                                                                                                                                                        –Disa probleme madhore në administrimin e drejtësisë                                                                 Raporti që pasoi vizitën e Komisionerit paraardhës në Shqipëri, në vitin 2007, vinte në dukje se, ndonëse Shqipëria kishte bërë përpjekje serioze për të reformuar sistemin e drejtësisë, ….“  (duke përfshirë edhe organet e prokurorisë)”….. Ndër problemet që mbeten për t’u trajtuar në mënyrë të efektshme janë lufta kundër korrupsionit; eficienca e gjyqësorit, përfshirë edhe problemin e ngarkesës së çështjeve të prapambetura dhe tejzgjatja e proceseve gjyqësore; forcimi i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit.

-Çështje që lidhen me korrupsionin në gjyqësor

Komisioneri sjell në vëmendje Rezolutën (97) 24 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi njëzet parimet orientuese për luftën kundër korrupsionit, e cila nënvizon se korrupsioni përfaqëson rrezik serioz për parimet dhe vlerat bazë të Këshillit të Europës, minon besimin e qytetarëve tek demokracia, gërryen shtetin ligjor, përbën mohim të të drejtave të njeriut dhe pengon zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Në raportin e progresit për Shqipërinë për vitin 2013, Komisioni Evropian (KE) vëren se korrupsioni në gjyqësor mbetet një problem veçanërisht serioz. Njëherazi, vihet në dukje se institucionet shtetërore, përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, mbeten të cenueshme nga trysnia dhe ndikimi politik. KE-ja vëren se nuk janë adresuar në mënyrë të mjaftueshme risqet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në transferimin dhe ngritjen në detyrë të gjyqtarëve.

-Probleme që lidhen me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Pavarësia dhe paanshmëria janë dy komponentët themelorë që përbëjnë drejtësinë.

-Roli i  Këshillit të Lartë të Drejtësisë

 Komisioneri ka pasur në vëmendje raportet që tregojnë se procesi i emërimit të gjyqtarëve nuk ka qenë transparent dhe se mungon qartësia në arsyetimin e vendimeve për emërim. Komisioneri vëren me shqetësim problemin e vazhdueshëm të mbivendosjes së inspektimeve nga KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë për shkak të mosndarjes së qartë të kompetencave mes këtyre dy institucioneve.

-Emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë

Përfshirja e politikës në procedurat e emërimit të gjyqtarëve vë në rrezik neutralitetin dhe efektivitetin e punës së gjyqësorit.

-Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm

Po ashtu, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin  e parlamentit për një mandat pesëvjeçar. Komisionit të Venecias, i cili shprehet se përdorimi i shumicës së cilësuar për miratimin në Parlament të prokurorit të përgjithshëm mund të shërbente si mekanizëm që do të nxiste konsensus të gjerë për emërimet e kësaj natyre dhe do të shmangte rrezikun e politizimit të emërimit.

-Ekzekutimi nga Shqipëria i vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

Deri në shtator 2013, në Gjykatë ishin në pritje për t’u shqyrtuar 413 aplikime kundër Shqipërisë. Megjithëse numri i aplikimeve në pritje nuk është domethënës në krahasim me shtetet e tjera, anëtare të Këshillit të Evropës, mosekzekutimi i shpejtë i vendimeve të Gjykatës mund të sjellë si pasojë një numër më të madh aplikimesh në Strasburg.

-Çështjet që lidhen me mosekzekutimin e vendimeve të brendshme dhe konfiskimin e pronës gjatë regjimit komunist

5 Procesi i “kompensimit. Gjykata kërkoi ngritjen e një mekanizmi të efektshëm kompensimi brenda një periudhe 18 mujore, pra deri në 17 qershor 2014.

-Tejzgjatja e proceseve gjyqësore. Problemi i tejzgjatjes së proceseve gjyqësore, i vërejtur edhe në raportin e vitit 2008

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka kompetencë të marrë vendime në lidhje me ankesat e individëve për shkelje të pretenduara të së drejtës për proces të rregullt dhe të hapur ligjor. Komisioneri u informua se nga Ministria e Drejtësisë ishte përgatitur një projekt-ndryshim në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese,  në të cilin parashikohet mundësia e Gjykatës Kushtetuese për të urdhëruar kompensim financiar në rastet e tejzgjatjes së gjykimit të çështjeve.

-Disa probleme madhore të të drejtave të njeriut që lidhen me drejtësinë penale

-Disa probleme madhore që lidhen me aksesin e efektshëm në drejtësi, “me qëllim që të eliminohen të gjitha pengesat ekonomike për proceset ligjore dhe se ekzistenca e sistemeve të përshtatshme të ndihmës juridike do të kontribuojë në arritjen e këtij qëllimi, veçanërisht për ata persona që janë në kushte jo të mira ekonomike”.

-Aksesi në ndihmë juridike

Në letrën e 2012 drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me aksesin në drejtësi, ku përfshihet edhe ndihma juridike falas

-Tarifat tepër të larta gjyqësore në proceset civile

Problemi i tarifave tepër të larta të gjykatave për proceset civile është trajtuar nga Komisioneri në letrën e sipërpërmendur, drejtuar Ministrit të Drejtësisë, në vitin 2012

Nuk ka tarifa gjyqësore për mosmarrëveshjet e punës që lidhen me rikthimin e paditësit në pozicionin e mëparshëm të punës.

Komisioneri vëren shqetësimet e Avokatit të Popullit se vendimi i lartpërmendur i Gjykatës Kushtetuese nuk përcakton në mënyrë të qartë se cila është baza ligjore për përjashtimin nga pagesa e tarifave gjyqësore,

2-Roli i autoriteteve të zbatimit të ligjit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

-Keqtrajtimet nga oficerët e zbatimit të ligjit

Zyrtarët e zbatimit të ligjit, të ngarkuar me mbrojtjen e qytetarëve dhe të të drejtave të tyre, janë pjesë thelbësore e sundimit të ligjit që duhet të mbizotërojë në një shtet demokratik

-Hetim i efektshëm për rastet që lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut nga zyrtarët e zbatimit të ligjit

-Mungesa e hetimeve të efektshme në rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut, të  kryera gjatë dhe pas ngjarjeve të 21 janarit

-Aksesi i të ndaluarve/arrestuarve në kujdesin e duhur shëndetësor

-Aksesi i personave të ndaluar/arrestuar tek avokati

-Përdorimi i tepruar dhe kohëzgjatja e masës së paraburgimit

-Nevoja për një mekanizëm të pavarur për shqyrtimin e ankesave që lidhen me veprimet nga autoritetet e zbatimit të ligjit

Puna e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës

Gjatë vizitës Komsioneri pati bisedime me autoritetet shqiptare, përfshirë zv/kryeministrin, z. Niko Peleshi, ministren e Integrimit Europian, zj. Klajda Gjosha, ministrin e Brendshëm, z.Saimir Tahiri, ministrin e Drejtësisë, z.Nasip Naço, Avokaten e Përgjithshme të Shtetit, zj.Ledina Mandia, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, zv/kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z.Elvis Cefa, Prokurorin e Përgjithshëm, z.Adriatik Llalla dhe Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, z.Neshat Fana. Po kështu, Komisioneri pati takime me Avokatin e Popullit, z.Igli Totozani dhe Komisioneren Antidiskriminim, zj. Irma Baraku.