Europa fut kritere të reja për vizat, Shqipëria “listohet” tek vendet e skeduara “problematike”

443
Sigal

Vizat e hyrjes në BE, do të
rishikohen në çdo detaj të tyre, për shkak të situatave që janë krijuar prej
rrezikut të depërtimit në vendet e BE të individëve e grupeve terroriste, por
edhe të emigracionit ilegal që shfrytëzon vizat për t’u futur në këto vende e
për të qëndruar brenda tyre pa leje. Këtë vendim e ka marrë dhe e ka bërë
publik Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka arritur me Parlamentin Evropian
marrëveshjen për aktivizimin e shpejtë të mekanizmit të pezullimit të
përkohshëm të lëvizjes së lirë, për vendet e treta që abuzojnë me liberalizimin
e vizave. Ky mekanizëm do të aktivizohet,
pari
, në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të
një vendi të tretë, si psh, Shqipëria, të cilëve u është refuzuar hyrja apo që
kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së. Së dyti, mekanizmi aktivizohet kur ka
rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil dhe së treti, mungesë të bashkëpunimit në
marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve. Vizat mund
të rivendosen me një vend të tretë edhe në raste të kërcënimeve të politikës
publike ose sigurisë së brendshme të BE-së në lidhje me shtetasit e vendit të
tretë në fjalë. Është Komisioni Evropian që do të monitorojë situatën e vendeve
që përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe që i raporton Parlamentit dhe
Këshillit, nëse ka vend për rivendosje vizash apo jo. Pas një njoftimi nga një
shtet anëtar ose një kërkesë nga një shumicë e thjeshtë e vendeve anëtare ose
bazuar në raportin e vet, Komisioni Evropian do të ketë një muaj kohë në të
cilin do të vendosë për të rivendosur vizat për nëntë muaj për një vend tê
tretë. Ky vendim do të hyjë në fuqi automatikisht. Marrëveshja për këtë
mekanizëm pritet të miratohet në seancën plenare të Parlamenti Evropian javën e
ardhshme dhe nga shtete anëtare për të hyrë më pas në fuqi.