Eurodeputetja Tanja Fajon: Raportuesja e vizave për Kosovën deklarohet kundër ndryshimit të kufijve. Kritikët kryqëzojnë Mogerinin

496
Sigal

Fajon: Jam kundër ndryshimit të kufijve, kritikat në BE ndaj Mogherinit po rriten

Eurodeputetja Tanja Fajon, e cila është edhe raportuese e vizave për Kosovën, ditë më parë ka vizituar Serbinë. Në një intervistë për “Danas”, ajo ka kritikuar ashpër regjimin e Vuçiq për ngufatjen e demokracisë ndërsa ka folur edhe për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Fajon ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini është duke u kritikuar për ditë e më shumë nga liderët e BE-së. “Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbështes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin, duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE-së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE-së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve. Në fund, kush pyet se çka do të ndodhë me njerëzit? Ajo që politikanët duhet të bëjnë është, që të gjejnë zgjidhje që çon drejt normalizimit të jetës pa manipulime dhe pa populizëm” ka thënë Fajon.