Sigal

Eurodeputeti grek Papadimoulis, ka reaguar lidhur me vrasjen e Kostantinos Katsifas, duke folur në radion Realfm 97,8: “Deklarata e parë nga Edi Rama ishte e papërshtatshme dhe pa arsye. Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjerët që ngatërrojnë këtë temë politikisht nga politika, që po luajnë në të dyja anët e kufirit, politikanët, apo gazetarët dhe të sigurojnë pjesëmarrje aktive greke në sqarimin e kushteve nën të cilat Konstandini Katsifas u gjet i vdekur. Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi dhe, të gjithë në Tiranë apo Athinë janë kundër dhunës nga kushdo që ajo vjen dhe kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të sakrifikojmë njeri, që për ne është prioriteti i parë, dhe dua t’i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra:

Së pari të sqarohet, nëse Katsifas mund të neutralizohej, pa u vrarë dhe

Së dyti, nuk e shkaktojnë këtë ping pong dhe përkeqësimin e marrëdhënieve dhe të jetës së pakicës greke në Shqipëri,” – tha eurodeputeti Papadhimoulis.