Euralius “damkos” Shqipërinë: Përktheu qëllimisht gabim, ligjin e “Vetting”-ut

423
Sigal

Nuk dihet ende nëse gabimet në
përkthim janë bërë me dashje, apo kjo është pasojë e paaftësisë së ekspertëve
të Euralius. Por ekspertë të njohur të jurisprudencës dyshojnë, se përkthimi i
gabuar ka qenë i qëllimshëm. Kjo për faktin se Euralius është hartues i ligjit
të Vettingut dhe mbështetës i fortë i tij. Dhe sipas ekspertëve, me tjetërsimin
e tekstit në anglisht, ky mision ka synuar që të marrë një përgjigje pozitive
nga Komisioni i Venecias, duke e manipuluar këtë institucion me reputacion
ndërkombëtar. Kjo tentativë është një akt i rëndë dhe i pa precedent në
historinë e Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Euralius, i ftuar që të ndihmojë në
reformimin e Sistemit të Drejtësisë, në vend që ta përmirësojë e ka nxirë
imazhin e Shqipërisë, duke e turpëruar si para Komisionit të Venecias ashtu
edhe në sytë e Bashkimit Evropian.