EURALIUS 4, Vlahudin: Miratimi i reformës në gjyqësor, një hap me rëndësi për të ardhmen e vendit

408
“Një hap me rëndësi për të ardhmen e vendit” e quajti ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin miratimin e reformës në gjyqësor.
Romana Vlahutin: “Progresi në këtë fushë është me rëndësi për të ardhmen evropiane” ka thënë ambasadorja gjatë fjalës së mbajtur në takimin e tretë të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV
“Një progres i qëndrueshëm në këtë fushë është kyçi për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe më konkretisht, për hapjen e negociatave të anëtarësimit”
“Reforma e Drejtësisë nuk do të mbarojë me miratimin e paketës kushtetuese, por aty do të fillojë. Zbatimi i reformës do të jetë një sfidë e madhe dhe një numër i madh aktesh legjislative janë në proces ndryshimi apo hartimi.
Dialogu dhe diskutimi kanë rëndësi kritike për suksesin e reformës, askush nuk pret të ketë marrëveshje të plotë mbi gjithçka, por në një demokraci është shumë e rëndësishme të shkëmbehen mendime për të kërkuar zgjidhjet më të mira.
Ai mbahet në ministrinë e Drejtësisë me dyer të mbyllura dhe janë të pranishëm përfaqësues të Euralius, ambasadorja e BE Romana Vlahutin, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, kreu i Komisionit Ad hoc për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, Avokati i Popullit, Igli Totozani, përfaqësues të shoqatës së prokurëve dhe gjyqtarëve, ekspertë etj.
Sigal