Etilda Gjoni, kandidaturë klienteliste e “Rilindjes” për Komisionere e Mbrojtjes nga Diskriminimi

374

Edhe pse
flitet për drejtësi, barazi e mos diskriminim në përzgjedhjen e kandidaturave që
do të drejtojnë, apo që do të jenë pjesë e një ekipi drejtues në institucionet
e larta publike, diskriminimi dhe klientelizmi i kupolës së “rilindjes” janë
manifestuar edhe në përzgjedhjen e kandidaturës për Komisionerin e Mbrojtjes
nga Diskriminimi. Ky qëndrim është manifestuar dje, gjatë seancës së zhvilluar
në komisionin përkatës parlamentar, për prezantimin e kandidatëve për
Komisioner te Mbrojtjes nga Diskriminimi. PD nuk ka marre pjese ne mbledhjen e
komisionit të ligjeve, komision që dëgjon kandidaturat që garojnë për këtë
vend, duke deklaruar se “PD nuk dëshiron dhe nuk lejon veten, që të bëhet
pjesë e farsës se PS e cila e ka fabrikuar fituesin pa hyrë në seancën
dëgjimore në komision, duke e paarqitur këtë kandidaturë të paracaktuar, qysh
pa nisur procesi”. Dje. në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, janë
paraqitur dy kandidatura, Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së të Verbërve dhe
Etilda Gjoni, kandidaturë e mbështetur nga PS. Kandidatura e zotit Sinan Tafaj
kishte siguruar mbështetjen e 30 deputeteve firmëtarë, nga te gjithë partitë
politike parlamentare, përveç PD që nuk ka pranuar te marrë pjesë ne një proces
farse dhe se, zoti Tafaj konsiderohet kandidat i pavarur nga partitë politike
dhe me një eksperience juridike te vlerësuar. ndërsa kandidatura Etilda Gjoni,
mund te konsiderohet një kandidate e Ramës, me lidhje të plota klienteliste.
Ajo, aktualisht është komisionere te Avokati i Popullit, emeruar para disa
kohesh nga PS. Ajo para kësaj detyre ka qene sekretare ne Komitetin e Helsinkit,
pra e Vasilika Hysit. Me tej, ajo ka punuar si sekretare e Fatmir Xhafajt ne
kuvend. Dhe tani ajo është një kandidature e paracaktuar. Ky fakt, tregon
qartazi, se jo vetëm që nuk do te ketë një garë te ndershme, por kandidatja i
parafabrikuar, jo vetëm nuk zgjidhet sipas meritës por është pjesë e klientelës
së qeverisjes Rama