“Etika në polici”, Lu: Refuzoni korrupsionin, dhuratat e ndikimin politik

85
Gjatë prezantimit të kodit të etikës në Policinë e Shtetit ambasadori amerikan në fjalën e tij ka theksuar se nuk ka vlerë ky kod nëse nuk diskutohet nga punonjësirt e nëse nuk kuptohet prej tyre. Donald Lu e vlerësoi këtë dokument, duke theksuar se “drejtësia shqiptare ka pasur sfidat e saj me luftën kundër krimit dhe hartimi i këtij kodi do të ndihmojë në këtë betejë”
“Policët janë shembull për një brez të tërë fëmijësh. Ky është një kod shumë i fortë sjelljeje. Do të ishte i pakuptimtë nëse policët nuk e kuptojnë dhe nuk diskutojnë për të”, tha më tej Donald Lu. 
Sakaq gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se kapaciteti për të luftuar korrupsionin jashtë në shoqëri dhe për të shkruar tek zyrtarët e lartë, duhet të fillojë nga lufta kundër korrupsionit brenda policisë.
“Të luftosh krimin, ëhstë një gjë, dhe të luftosh veset është po aq e rëndësishme. Shpresoj që ky kod etike nuk do jetë vetëm një deklarat parimesh apo dokument. Po është detyra juaj ta bëjë atë të gjallë, që i qëndron kohës. Ky kod etik është kushtetuta etike e punonjësve të policisë. Lind detyra për secilin prej jush, që nëpërmjet trajnimeve intensive ky kod të brendësohet dhe të kthehet në modelin standard,” tha Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm ky kod etike do të sherbejë për vendosjen e standardeve sipas së cilave një punonjë policie duhet të ketë integritet dhe të mbajë larg çdo qasje kriminale.
“Ne kemi nevojë për punonjës që t’i binden vetëm një rregulli. Kushtetuta, ligji dhe kodi etik në Policinë e Shtetit. Kodi i etikës shërben për të vendosur këto standarde që ndihmojnë secilin prej jush të fitojë idealin e të bërit detyrën për qytetarët. Unë e kuptoj që të jesh punonjë policie sot nuk është e lehtë, përveç rrëmujës së përditshme që dëgjohet me akuza rreth policisë. Ju keni sfidë të madhe në rrugë përballë paligjshmërisë, ku me një telefon krijon kontakte me zyrtarë. Dhe një tjetër, kriminaliteti që rikthehet pas në shoqëri për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë,” shtoi më tej Tahiri.