Estradimi i Nezar Seitit në Kuvend, ministrja Gjonaj – opozitës: Çfarë kërkoni nga unë?!

451
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë fjalën pas kërkesës së opozitës për interpelancë në Kuvend, drejtuar nga PD dhe LSI.
Ministrja këmbënguli se ishte motivi politik ai që e kishte thirrur në interpelancë dhe se Nezar Seiti nuk ishte “dërguar në Itali për pushime”, por se i ishte dorëzuar Antimafias italiane. “Kjo është një shaka e radhës dhe një sherr i radhës. Unë kam kauzën e kësaj qeveria, dhe jam në konflikt me ju sepse ju jeni në konflikt dhe kërkoni një kauzë që nuk e keni. Dhe kauzaa e qeverisë është reformimi i drejtësisë.
Sipas Gjonajt “Ministria ka vepruar në bazë të akteve ligjore. Une kam bëre të njëjten gjë që kanë bërë edhe ministrat paraardhës. Për ekstradimin nuk egzistonin pengesa ligjore”, tha Gjonaj.
Ministrja u tha deputeteve “çfarë kërkoni nga unë?!” duke lënë të kuptohte se ata duhet të kërkonin shpjegime diku tjeter.
“Interpelanca juaj është sebep i krijuar nga hiçi, – tha Gjonaj. – Në çdo rast, prokuroria jonë ka garancitë dhe instrumentat ligjore të bashkëpunojë me autoritete italiane për çështjet e përbahskëta ashtu edhe për procedimin e famshëm që po flitet këtu.
Në rast se doni të vërtetën, atëhërë më mirë se kush prokurroia dhe gjykata e Katanias që ka kryer për 4 vjet hetime e përgjigje dhe është në fazë të avancuar, e bën më mirë këtë çështje?
Antimafian italiane ju e përdorët ei refren për javë me radhë. Në rast se doni të vërettën sepseprokuroria e Katanias mund ta nxjerrë të vërtetën më mirë sesa prokuroria e “kapur” nga kjo mazhorancë.
Si ka mundësi që sulmoni pa pushim? Motivi politik ju ka yshtuar deri në shpifje ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe mua personalisht, motivi politik që ju ka bërë qesharak.
Shkurt fjala: Ju kërkoni llogari sot pse një i arrestuar ju dërgua prokurorisë antimafias të Italisë?!”nënvizoi ministrja.
Sigal