Është koha që Sovrani të marrë në dorë fatet e Shqipërisë

198

Media dhe bota dënojnë gazin helmues që policia përdori kundër protestuesve. Na ndau gazi lotsjellës… Zgjedhjet e lira kanë shumë herë më pak kosto sesa dhuna nëpër rrugë! Midis gazit lotsjellës dhe kokteileve molotov, është koha për ta zgjidhur konfliktin me zgjedhje të lira, të ndershme, të drejtpërdrejta, të barabarta! Flasin Akademik Artan Fuga, Kastriot Myftaraj, Ylli Dylgjri, rrjeti i studentëve Demokratë Evropianë

Reagojnë: Akademik Artan Fuga, publicistët, Kastriot Myftari, Enkel Demi, Ylli Dylgjeri, Flutura Açka: Nën gaz, Tirana e pagaz

Është koha ta zgjidhë Sovrani: Media dhe bota intelektuale dënuan gazin helmues që policia përdori kundër protestuesve

Reagimi i përfaqësisë së OSBE-së në Tiranë, pas protestës së 11 Majit, duke cilësuar “dhunë kriminale” hedhjen e ndonjë molotov drejt godinës së kryeministrisë, ndërkohë që nuk foli fare për dhunën e Policisë së shtetit kundër qytetarëve paqësorë, përdorimin e gazit helmues, shkaktoi zemërim, indinjatë dhe revoltë të qytetarëve. Ministri i Brendshëm Lleshaj urdhëron Policinë e Shtetit që në çdo protestë të opozitës të përdoret kundër tyre gazin helmues dhe dhuna e pajustifikuar, ndërkohë që përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë nuk e kanë dënuar kurrë këtë dhunë shtetërore, e cila çdo herë kapërcen edhe ligjin. Madje, në mënyrë të përsëritur Policia e Shtetit infiltron njerëzit e saj midis protestuesve, për të provokuar dhunën, siç ndodhi edhe në protestën e 11 majit, ku Policia mori dhe fshehu të infiltruari e saj nga protestuesit. e cila, paskëtaj dhunën që provokon, e përdor për të justifikuar dhunën e egër ndaj protestuesve, për të mbjellë frikën dhe për të shpërndarë protestuesit. Policia pardje provokoi edhe duke shkaktuar zhurmë, në kohën që flisnin në protestë udhëheqësit dhe nuk mbajti qëndrim të paanshëm, siç e përcakton ligji. Akademik Artan Fuga, në stilin e vet apelues, i bën thirrje kryeministrit që të bëjë zgjedhje të parakohshme, derisa jemi në krizë politike, sepse dalja nga kriza nuk është gazi lotsjellës dhe se vendet me demokraci rrugëdaljen nga kriza e kanë gjetur me zgjedhje të parakohshme. Myftaraj i drejton thirrje DASH që të ndërhyjë në diplomacinë e saj në Tiranë. Poblicisti Ylli Dylgjeri, me sarkazmin e vet thotë se në kohën e qeverisjes socialiste të Nanos, nuk përdor kurrë gaz lotsjellës, por gazi i humorit.

Është koha ta zgjidhë Sovrani!

Akademik Artan Fuga

 

Robinson Kruzo!

Midis gazit lotsjellës dhe kokteileve molotov, është koha për ta zgjidhur konfliktin me zgjedhje të lira, të ndershme, të drejtpërdrejta, të barabarta!

Tirana, kryeqyteti i atdheut, ka përfunduar një qytet i mbytur nga gazi lotsjellës, bombat me kokteil molotov, shkopinj dhe të gjitha ato që popujt e qytetëruar synojnë t’i vendosin në muze.

Po, ka një zgjidhje. Meqë partitë politike nuk e gjetën. Çojani çështjen sovranit, pra qytetarëve, të cilëve të gjitha palët shprehen se i shërbejnë!

E ndan sovrani pa merak fare!

Zgjedhjet e lira, të ndershme, të barabarta, të drejtpërdrejta, ku populli të japi verdiktin e tij për deputetët, jo për listat e kryetarëve, duke e ndarë shapin nga sheqeri!

Zgjedhje të lira ku grupet dhe partitë politike, kandidaturat e pavarura, të kandidojnë duke u nisur nga pozita të barabarta, nën një ekzekutiv asnjanës dhe administratë që të mos fusë turinjtë në kutitë e votimit!

Ka mundësi pa fund për ta realizuar këtë!

Ne nuk jemi të hurit dhe të zjarrit!

Mos na vini në zgjedhjen midis kokteilit molotov dhe gazit lotsjellës! Sepse gazi lotsjellës prodhon kokteilin molotov, kurse kokteili molotov prodhon gazin lotsjellës!

Intelektualët, teknicienët, menaxherët, studentët, kërkuesit shkencor, të gjithë qytetarët, kam sigurinë e brendshme dhe provat, janë për paqen, jo për dhunën, as për kanabisin, as për korrupsionin, as për grabitjen e votës, as për institucione që sillen sikur të ishin kështjella kafkaiane.

Sindromi i Robinson Kruzos po vërtitet nëpër Atdhe! Simboli i vetmisë! Vetëm përpara popujve të qytetëruar. Qytetari vetëm përballë pushteteve! Politika vetëm përballë qytetarëve! Pushteti vetëm përballë shoqërisë!

Është më i dëmshmi!

Çfarë i gjeti grekët që bënin zgjedhje çdo gjashtë muaj kur vendi ishte në krizë, dhe e gjetën daljen?

Çfarë i gjeti Italianët që pas Luftës të Dytë botërore hynin në zgjedhje sa herë hija e krizës dukej në horizont?

Çfarë i gjen zvicerianët që hyjnë në referendume sa herë ka drama që duhen zgjidhur?

Asgjë!

Zgjedhjet e lira kanë shumë herë më pak kosto sesa dhuna nëpër rrugë!

Të gjithë thonë se kanë mbështetjen e popullit. Atëherë logjika minimaliste e teknicienit, intelektualit, kërkuesit shkencor thërret:Provojeni në zgjedhje!

Ja kaq e thjeshtë është!

Reagon rrjeti i studentëve Demokratë Evropianë: Dëshmitarë të dhunës së policisë ndaj qytetarëve

Një grup studentësh nga Evropa “European Democrat Students” ndodheshin prej disa ditësh në Tiranë dhe disa prej tyre morën pjesë në protestën e djeshme të organizuar nga opozita. Ata kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehen se ishin dëshmitarë të dhunës së policisë ndaj qytetarëve dhe vetë Sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Postimi i plotë: EDS ishte duke festuar mbylljen e një takimi të suksesshëm të Këshillit në Tiranë në mbrëmjen e 11 majit, kur papritur një erë gazi helmues u ndje në restorantin tonë. Të tmerruar dhe në vështirësi për të marrë frymë, u strehuam brenda dhomave të mbyllura të restorantit. Sekretarja e Përgjithshme, Sara Juriks, e cili nuk mori pjesë në protestë por ishte e pranishme vetëm gjatë darkës në Kalanë e Tiranës, filloi të kishte shqetësime dhe miqtë e FRPD-së organizuan një ambulancë për ta çuar në spital. Gjatë natës ne ishim dëshmitarë të dhunës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë kundër protestuesve të cilët u përndoqën, u dhunuan dhe u arrestuan. Një prej tyre ishte z. Sait Dollapi, Sekretari Organizativ i PD. “Krimi” i tij i vetëm ishte se ai u përpoq të vinte një maskë e cila do ta mbronte atë nga gazi helmues. Momentalisht ne jemi të gjithë shëndoshë e mirë bashkë me miqtë tanë shqiptarë, në pritje për tu larguar nesër në mëngjes.

Petrit Vasili: Reminishenca naziskine të Borchard!

Borchard përfaqësuesi i de jure i OSBE dhe de facto i Rilindjes, teksa shikon sjelljen kriminale të policisë ndaj protestuesve, ngazëllehet, sillet sikur të ishte ndonjë përfaqësues i një organizate naziskine, që adhuron përdorimin e gazit helmues për sterminim e zhdukje masive dhe jo si përfaqësuesi i OSBE.

Për sa i takon gjoja merakut të Borchard për ligjin dhe institucionet, ky personazh historikisht dhe sistematikisht shumë negativ kujton se nuk e mbajmë mend se si ky vetë bënte tifozllëk histerik për ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, që e shkatërruan në mënyrë të pandreqshme Kushtetutën dhe zgjedhjet në Shqipëri.

Borchard është ngulitur në memorien e shqiptarëve si një i huaj që gjithmonë është sjellë me thikë pas shpine ndaj tyre.

Interesat e errëta personale të tij e kanë nxirë edhe imazhin e organizatës, që përfaqëson, duke e shndërruar atë në një paradhomë të Edi Ramës dhe jo në një rojtarë të pa epur të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

Kastriot Myftaraj, thirrje DASH për të ndërhyrë në Tiranë

 

Pas deklaratës së publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë vjen reagimi i gazetarit dhe publicistit Kastriot Myftaraj. Ai e ka postuar në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-s në Shqipëri një reagim ku kërkon mbështetjen e DASH për situatën politike në Tiranë dhe qëndrimin sipas tij të njëanshëm të drejtuesve të komanduar në krye të përfaqësisë amerikane në Tiranë. Ja deklarata e plotë e tij në shqip dhe anglisht :

“Burokracia Sorosiane e departamentit te shtetit i ka dhënë Edi Ramës një lloj licence prej Manuel Noriega për diktaturën e përditësuar në realitetin shqiptar të shekullit XXI. Kjo është origjina e krizës aktuale politike në Shqipëri, në dëm të reputacionit të SHBA në Shqipëri. Unë nuk jam një simpatizant i opozitës dhe nuk besoj në kapacitetin e saj si qeveria e ardhshme, por shoh se po kryen një rol të nevojshëm në instalimin përfundimtar të diktaturës. Nata e 11-12 Majit në Tiranë do të kujtohet si “nata e qytetit të dhomës së gazit”. Nuk ka nevojë për një lloj licence Noriega në Shqipëri për të siguruar stabilitetin gjeopolitik të vendit. Në Shqipëri nuk ekziston një qeveri pro-amerikane përball një qeverie antiamerikane. Revokim licencës së Noriegës në Shqipëri. Ndaleni pozitën e familjes Soros, si shoqëri kontraktore e politikës së jashtme të SHBA , jetë të gjatë ideve Wilsonian të ShBA”.

“The Sorosian Burocracy of State Department has granted to Edi Rama a Manuel Noriega kind of licence for dictator updated to the Albanian reality of XXI century. This is in the origine of the actual political crisis in Albania, to the detriment of US reputation in Albania. I’ m not a sympathizer of Opposition, and I don’t believe in its capacity as next government, but I see that it is performing a necessary role for stopping the ultimate installation of dictatorship. The night of 11-12 May in Tirana will be remembered as The Night of the Gas Chamber City.
There is no need for a kind of Noriega’ licence in Albania to secure the geopolitical stability of the country. In Albania don’t exist a proamerican government vis a vis a anti-American opposition. Revoce the Noriega’s licence in Albania. Stop the position of Soros Family as the contractor company of the US Foreign Policy. Long Life to the US Wilsonian Ideals”.

 

Enkel Demi ironizon Edi Ramën: Je plak o burrë, po flet me vete!

Gazetari Enkel Demi në një reagim në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Rama, duke i thënë se është plakur pas konferencës së djeshme për shtyp që zgjati më shumë se një orë e gjysmë. “Je plak, o burrë! Sa keq, je plak, o burrë! Po flet me vete, o burrë…”, shkruan Demi në statusin e publikuar disa minuta më parë.

Ylli Dylgjeri: Na ndau gazi lotsjellës…

 

Publicisti Ylli Dylgjeri ka publikuar në faqen e tij në facebook një realitet të hidhur qe e ka përjetuar një natë më parë pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga struktura e policisë kundër protestës së opozitës. Ai tregon në shënimin e tij një histori të tij me ish-ministrin e Brendshëm Luan Rama me të cilin, sipas tij, janë takuar gjatë protestës së djeshme në orët e vona të darkës.

“Por aty na ndodhi e pa pritura…Një valë gazi helmues na zuri fytin, na lotoi sytë, aq sa nuk pashë më ku ika e ku më çuan këmbët. Frymëmarrja m;u mor, lotët më mbuluan deri në vjellje, shkruan Dylgjeri.

Kishte kapërcyer ora 24.00 e natës së mbrëmshme. Takoj rastësisht në bllok ish-Ministrin e Rendit Luan Rama të vitit 2003… Kohë kur Ai ishte Ministër e unë Sekretar i Përgjithshëm i Rendit. Pasi u përshëndetëm vendosëm të shëtisim në atë orë të vonë. Biseda u ndal për ngjarjen e ditës, Protestën. Protestë që ende po vijonte në ato çaste te Drejtoria e Policisë së Tiranës për ndalim e Sahit Dollapit. 

E pyes Luanin: A përdorëm ndonjëherë në kohën e drejtimit tonë gaz, se nuk po më kujtohet?
Jo – tha prerë Luani.

Aso kohe ne nuk kishim gaz. Por të kishim Ty, që na mbysje me gaz humori…

Kështu vazhduam ecjen dhe këmbët na çuan në krye të rrugës që ndërpret Bllokun me Unazën… te kinema Agimi. Por aty na ndodhi e pa pritura… Një valë gazi helmues na zuri fytin, na lotoi sytë, aq sa nuk pashë më ku ika e ku më çuan këmbët. Frymëmarrja m’u mor, lotët më mbuluan deri në vjellje. Nuk e pashë më kolegun në krah se ku ishte… kishim humbur njëri- tjetrin, që s’e humbëm kurrë asnjë çast kur drejtonim Ministrinë e Rendit të viteve 2003. Na ndau gazi helmues… Jemi në vitin 2019. Ministër i Brendshëm është ushtaraku Sandër Lleshi. Jepi gaz Llesh! Por vetëm Kujdes! Do të shëtisësh një ditë në Tiranë”.