Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka hedhur një tjetër material për , të cilin ai e konsideron një provë se si dëshmitari i vetëofruar Fredi Alizoti, është manipuluar nga eksponentë të Partisë Socialiste.

“Ne kemi publikuar një video ku aktori kryesor i fabrikuar nga qeveria pranon që e merr Ardi Veliu dhe Taulanti. Këto data janë të njëjta edhe me dokumentat zyrtare të prokurorisë që faktohen edhe nga përgjimet që ka bërë vetë prokuroria e shtetit shqiptar.

Alizoti me numër telefoni 091 në fund, thotë në datën 01.06.2018, vetëm dy orë para se të vinte në prokurori, flet me mikun e vet dhe i thotë: ” dëgjo mua, 5 minuta më vjen drejtori i fierit, mora një pako të mirë”.

Pra Alizoti thotë në përgjimet e prokurorisë, mora një pako të mirë. Prokurorisë kjo nuk i bën përshtypje.

Unë jam person në hetim dhe kam të drejtë të disponoj të gjtihë provat. Këto prova nuk i bëjnë përshtypje prokurorisë për korruptimin e shtetit. Në datë 29, thuhet “ca do bëjme me shokun nga Librazhdi”. Taulanti nga Librazhdi.
Është e qartë që Taulanti nga Librazhdi, drejtori policisë Veliu dhe drejtori policisë së Fierit, janë përdorur rëndshëm për të gjetur një kontigjent kriminal, për ta përdorur, për ta fabrikuar si një aktor që do të marrë përsipër zërin e Geron Xhafajt”