Ervin Salianji fiton në zgjedhjet në Vlorë, 70 vota më shumë se kandidatët e tjerë

675
Nga Vlora ka nisur debati kombëtar që i paraprin zgjedhjes së kryetarit të FRPD-së, i cili do të zgjidhet me parimin një anëtar një votë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha e nisi fjalën me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të akteve terroriste në Francë. Më tej, kreu i demokratëve vlerësoi shpirtin e garës mes 6 kandidatëve, ndërsa theksoi se kjo është një garë e lirë dhe e tillë do të vazhdojë deri në fund. Kandidatët për kreun e FRPD-së janë: Enri Ceno, Ervin Salianji, Greta Koçi, Oriela Nebijaj, Lisandër Hoxha dhe Belind Këlliçi. Do të vendosni me votë. Asgjë nuk është e paracaktuar, asnjë s’ka mbështetje të veçantë dhe të gjashtë kanë mbështetje të plotë për të garuar dhe fituar. 20 debate do të zhvillohen. Të rinjtë po vijnë dhe do të vijnë, jo thjesht për të qenë anëtarë, po vijnë dhe do vijnë për të marrë stafetën, për të marrë në duar fatet e vendit”- deklaroi Basha. Nga zgjedhjet e para që u bënë në qytetin e Vlorës, të rinjtë demokratë votuan 631 zgjedhës dhe i pari doli Ervin Salianji me 310 vota të marra. Pra me 70 vota më shumë kandidatin Ervin Salianji, i cili duke e nisur garën me këtë fitore në qytetin e Vlorës, që nuk ishte zona më e preferuar e tij, është kandidati kryesor për të fituar si kryetar i FRPD. 
boks
Votimi në FRPD në Vlorë
Ervin Salianji 310 vota
Belind Këlliçi 246 vota
Oriela Nebijaj 27 vota
Enri Ceno 24 vota
Greta Koçi 17 vota
Lisandër Hoxha 7 vota
Sigal