Ervin Salianji: Datën e zgjedhjeve e vendos populli jo krimi

237

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nga protesta madhështore e opozitës përballë kryeministrisë, tha se datën e zgjedhjeve do ta vendosë populli dhe jo pushteti, duke treguar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të opozitës politike për të mos lejuar votime njëpartiake më 30 qershor. ”Në pikëpamje përfaqësuese nuk ka zgjedhje, Data e zgjedhjeve do të jetë kur ta vendosë populli, jo kur ta vendosë pushteti”. Salianji ka rrëfyer po ashtu se protesta do të ketë të gjithë itinerarin e duhur, për të treguar masivitetin e kësaj proteste kombëtare.