Ervin Demo: Do të jem zëri i qytetarëve të Beratit

670
Sigal

Kryetari i ri i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, gjatë ceremonisë së betimit për marrjen e detyrës, si dhe konstituimit të këshillit bashkiak u shpreh: Gjatë mandatit 4 vjeçar në krye të bashkisë së Beratit do kthejmë shpresën tek qytetarët, si dhe do të jemi zëri i tyre pa asnjë dallim. Kreu i ri i bashkisë Ervin Demo tha se “gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ne kemi mundur të kuptojmë për çfarë realisht ka nevojë ky qytet, që është kthimi i besimit për të ardhmen, që unë si kryetar, por edhe ju si këshilltarë kemi detyrimin që në këtë mandat jo vetëm ta bëjmë këtë institucion me një fytyrë njerëzore, që të jetë zëri i qytetarëve, por mbi të gjitha ta bëjmë atë një institucion shprese për brezin e ri. Dhe kjo nuk është një përgjegjësi e vogël. Ne do të jemi zëri i qytetarëve të Beratit, pa asnjë dallim”. Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit Demo rezultoi fitues me 89.55% të votave ose 14,963 vota, kundrejt kandidatit të Bindjes Demokratike, Pavlo Shkarpa.