ERU mbron monopolin e Ujësjellësve, ka bllokuar 133 kërkesa për ujësjellës privatë

433
Sipas informacionit tonë, në zyrat e Entit Rregullator të Ujit (ERU), janë paraqitur 133 kërkesa për të ndërtuar e futur në aktivitet ujësjellës privatë. Por ERU nuk i ka miratuar këto kërkesa të paraqitura nga firma të fuqishme, paçka se e detyron ligji që të jap licenca për operatorë privatë në shërbimin e furnizimit me ujë, ashtu siç veprohet edhe në sektorin e energjisë elektrike, të shpërndarjes dhe shitjes së saj. Ligji nr. 9915, datë 12. 05. 2008 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotur”, i njeh të drejtën çdo personi fizik e juridik, që të ushtroj aktivitet për furnizim masiv me ujë, duke respektuar çdo kriter. Por asnjë prej kërkesave nuk është trajtuar realisht sipas ligjit, as duke mos u kthyer përgjigje kërkuesve. Shteti e ka liberalizuar veprimtarinë e shërbimit të grumbullim, përpunimit, shpërndarjes dhe shitjes së ujit të pijshëm, mirëpo Enti rregullator i Ujit, vazhdon të mbrojë monopolin që kanë 56 ujësjellësit shtetëror, të cilët jo vetëm nuk kryejnë furnizim të rregullt me ujë, por edhe shesin ujë të ndotur me rrezik për jetën e konsumatorëve.
Sigal