Erl Murati: “Big Mac”-u i bashkëqeverisjes PS-PD

428
Erl Murati në një postim të tij në rrjetin social Facebook, është shprehur se lajmërimi për shkarkimin e drejtorit të Postës nga zyra e PD dhe jo nga Ministria e Ekonomisë është anormale. Më tej ai ka quajtur “Big Mac” faktin që tashmë pas bashkëqeverisjes PS-PD u ndalua së foluri për kanabisin. Kjo qeveri që shëndërron në emigrantë 100 mijë shqiptarë në vit. 

Postimi i plotë:
Shkarkimi i drejtorit të Postës që lajmërohet nga zyra e shtypit të PD-së – dhe jo siç do te ishte normale, nga ministria e Ekonomisë – është qershia mbi tortën e neverisë së qeverisë PS-PD ku opozita nuk ruan rolin për të cilin është votuar, por thjesht do ta kafshojë tortën e pushtetit. Nuk i gjej asnjë sens, faktit që shkarkimi i një drejtori të qeverisë nuk njoftohet nga qeveria por nga opozita (?!) 
Meqë ra fjala, kur Fatmir Xhafaj, ishte ministër i Brendshëm, raportuam tre javë rresht tonelata të përditshme të kapura me kanabis. Fakti që, që kur u bë bashkëqeverisja PS-PD, nuk është kapur më asnjë gramë, (askush nuk flet më për kanabis!) të bën të mendosh se halli nuk paska qenë se u kanabizua Shqipëria, por sepse miliardat e kanabisit duhet të ndaheshin në mënyrë konsensuale nga elefantët. 
Ky pra, paska qenë “Big Mac”-u. Që të heq oreksin dhe shndërron në emigrantë 100 mijë shqiptarë ne vit.