Erjon Brace / “Topalli me dhunë nxori gratë e vajzat në bulevard”

534
Sigal

Deputeti Erjon Braçe, në rrjetin e vet social, ironizoi aktivitetin e Kryetares të Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila, sipas Braçes, nxori me dhunë në bulevard vajzat dhe gratë, të protestonin, për diçka që ato nuk e dinin. Madje, ironikisht, Braçe ngre edhe pyetjen, se me këtë dhunë të përdorur, ku ndryshon Jozefina Topalli nga Norja. Ja përmbajtja e shkrimit të Braçes në rrjetin e vet social. “Gra dhe vajza! Burra të grave dhe vajzave! A e patë Jozefina Topallin sot? A e patë ç’u bëri grave dhe vajzave tuaja? Me dhunë i mori nga shkollat dhe zyrat dhe i nxori në bulevard! Një pjesë s’e dinin hiç se për çfarë!! Po e lë mënjanë faktin se Topalli, Bregu, deputetet, zv. ministret janë në pushtet dhe janë atje për të bërë mirë dhe qëndrueshëm politikat që mbrojnë gratë e vajzat nga dhuna! Pra është partia dhe qeveria e tyre! Por pas akteve në seri të dhunës qeveritare ndaj grave, vajzave në zyra e shkolla, dua të pyes: Ku ndryshon Shaban Norja nga Jozefina Topalli? Fusnote: përveç seksit!!