Erjon Braçe: “Rruga e re”, nisi në mënyrën më të mirë të mundshme!

470
Sigal

“Rruga e re” nisi në mënyrën më të mirë të mundshme”, kështu e nis këtë falënderim kandidati për deputet në Qarkun e Fierit, Erjon Braçe, i cili ndër të tjera citon: “Dua t’i falënderoj të gjithë ata që sot ma bënë çdo gjë më të lehtë; kryetarët e Partisë Socialiste në Divjakë, Tërbuf, Grabian, Rremas; Kryetarin e Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshin, Kryetarin e Komunës Grabian, Avdi Snalla; Eltinorin e Orgesin që janë miq të përhershëm këtu; Fatos Tushen kryetarin e mirë e të paqtë të Bashkisë Lushnje. Pa diskutim më nderoi pa fund pjesëmarrja e zonjës Elida Korreshi. Më qetësoi prania e domosdoshme e Gramoz Ruçit. Besoj kështu është edhe për kolegët e mi në Lushnje, Tinën, Benin, Linditën, Turin! Kam zbuluar një Lushnje që se kam njohur! E pranoj, kam kaluar aty, por kam qenë i “marrosur” pas Beratit (dhe vazhdoj të jem). Por sot kam zbuluar një prej zonave më të bukura të Shqipërisë; buzë autostradës dhe deri në det, një ekosistem natyror si në përrallë! Përulem para njerëzve që e kanë ruajtur! Por edhe zonën më punëtore të Shqipërisë! As që e vë në diskutim këtë! Kush dyshon të shohë fushat!”