Erisa Zyka: Zyrtarët e BE-së nuk ishin të informuar për drogën, nuk ka besim te Delegacioni…

647
Gazetarja Erisa Zyka tha në studion e Syri.net se në Shqipëri ka aq shumë probleme sa nuk mund të kalohen lehtë nga Komisioni Europian.
Madje Zyka tha se është paralajmëruar ngritja e Komisioneve të Përbashkëta nga të gjitha institucionet europiane me ekspertë për të parë se çfarë po ndodh dhe si është situata në terren.
Sipas gazetares, kjo ndodh për herë të parë dhe duket se ka lidhje me faktin se nuk ka besim me atë që raportohet, madje nuk ka besim as te Delegacioni i BE-së.
Në këtë kuadër, Zyka tha se madje edhe për situatën e drogës në Shqipëri, zyrtarë të BE-së nuk kanë pasur informacione.
“Shqipëria u kthye në prodhuesin kryesor të kanabisit dhe furnizimit të Europës dhe zyrtarët e BE-së nuk dinin asnjë gjë. Si ka mundësi që nuk ka pasur informacione për situatën e drogës në Shqipëri 1 vit apo 2 vjet më parë? Nuk ka pasur informacione apo nuk është trajtuar sic duhet, apo nuk është përcjellë me seriozitet, këtë nuk di ta them, por kjo është e vërteta, dhe kjo është deklaruar nga zyrtarët e BE-së”, tha Zyka.
Sigal